Meditime – 9 Korrik

Lexoni nga Eksodi 3:11-12

Identiteti do të thotë kësmet

Kush jam unë? (v. 11)

Moisiu nuk e dinte se kush ishte. Ai iu përgjigj ngarkimit me detyrë nga Perëndia me një pyetje që shfaq pasigurinë e tij: “Kush jam unë që të shkoj te Faraoni dhe t’i nxjerr bijtë e Izraelit nga Egjipti?”. A ishte Moisiu kryesisht biri i Amramit dhe Jokebedës (Eks. 2:1; 6:20; Num. 26:59) apo biri i vajzës së Faraonit (2:10)? A ishte ai bashkëshorti i Seforës (2:21)? Ruajtësi i tufës së Jethros (3:1)? Si e kualifikojnë atë këto role për misionin? Në të vërtetë edhe unë bëj të njëjtat pyetje. A jam unë biri i një shoferi kamioni dhe i një amvise? A jam një bashkëshort dhe një atë? A jam një predikues? Një udhëheqës? Jam të gjitha këto gjëra. Por thellë-thellë, në thelb, kush jemi? Kush e përcakton se kush jemi? Pyetja “Kush jam unë” duhet të bëhet midis dy pyetjeve të tjera: “Kush është Perëndia?” dhe “Çfarë duhet të bëj?”.

Mënyra si u përgjigjemi i jep trajtë mënyrës së jetesës.  E njëjta pyetje tingëllon therëse për shumë nga ata që janë të adoptuar apo që jetojnë si të huaj ose zhvendosen në një vend të ri. Populli i Perëndisë jeton si skllav në Egjipt. Moisiu i edukuar në Egjipt kullot dele në Midian. Kush jemi? Përgjigjen e vërejmë gjatë një historie tjetër. Në pagëzimin e Jezusit, një zë erdhi nga qielli: “Ti je Biri im i dashur; ty të kam pëlqyer!” (Luka 3:22). Ndjekësit e Jezusit besojnë se identiteti ynë përcaktohet nga ai që na krijoi dhe na thërret. Kush jeni ju? Ju jeni fëmija i dashur i Perëndisë.—Jon Opgenorth

Lutje: Faleminderit o Atë, që më ke thirrur të dashurin tënd.

Komente

komente