Meditime – 9 Maj

Lexoni nga Gjoni 10:7-18

E kundërta e vrasjes

Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur dhe për të vrarë e për të shkatërruar; unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk. (v. 10)

Reformatori Xhon Kalvin ka thënë se për çdo urdhërim mohues ka një veprim të kundërt pohues. Nëse Perëndia thotë: “Mos bëj . . .” me shumë mundësi është edhe një “Bëj . . . “ që duhet ta gjejmë dhe të veprojmë ashtu. Shumica prej nesh nuk e kanë fare problem të respektojnë urdhërimin e gjashtë: “Mos vrit” (Eks. 20:13), të paktën në kuptimin e parë të fjalës. Por, nëse Perëndia dëshiron që ne të bëjmë diçka të mirë në vend të vrasjes, çfarë do të ishte ajo? Cila është e kundërta e vrasjes?

Në pasazhin e sotëm, Jezusi i krahason qëllimet vrasëse të vjedhësit me sakrificën e vetë jetëdhënëse. Për Jezusin, e kundërta e vrasjes është të japim jetën tonë. Në krahasim nga vjedhësi, ajo që Jezusi bën nuk është thjesht shmangia e lëndimit apo e vrasjes, por ai sjell jetë, dhe jetë me bollëk. Dhe në mënyrë paradoksale, mënyra si e sjell ai jetën në një botë të mbushur me vdekje është duke vdekur. Ne nuk jemi Jezusi prandaj nuk mund ta sjellim jetën njësoj si ai. Por mund t’ua ofrojmë jetët tona të tjerëve, duke u bërë pjesë e vuajtjeve të Krishtit dhe duke mbajtur shpresën për një jetë të re. Për disa, kjo madje përkthehet në vdekje për shkak të besimit të tyre. Për të krishterët që jetojnë në vende ku ekziston liria e besimit, ndoshta kjo nuk është diçka që ka shumë gjasa të ndodh. Por secili prej nesh ka mënyra në të cilat mund ta japim veten tonë si një dëshmi për mënyrën se si e dha Jezusi jetën e tij për ne. Le të zgjedhim shtigjet e jetës.—Steven Rodriguez

Lutje: O bari i mirë, më udhëhiq në drejtimin e kundërt të urrejtjes dhe vrasjes.


Komente

komente