Meditime – 9 Mars

Lexoni nga Galatasve 2:11-16

Përballja

Por kur erdhi Pjetri në Antioki, unë e kundërshtova. (v. 11)

Pali, Pjetri dhe apostujt e tjerë ishin takuar në Jerusalem dhe ishin siguruar që të gjithë të ishin në të njëjtën mendje nga ana teologjike. Johebrenjtë mund të bëheshin të krishterë pa pasur nevojë të bëheshin hebrenj më parë. Kjo ishte një marrëveshje historike.

Dhe pastaj . . . pas disa kohësh, Pali dhe Pjetri gjendeshin të dy në Antioki. Pjetri po hante dhe po kalonte kohë miqësie me të krishterë johebrenj, derisa u shfaqën një grup njerëzish veçanërisht të furishëm. Ata insistuan që askush nuk mund të ishte i krishterë pa u bërë më parë një hebre. Në vend që Pjetri të ngrinte zërin për t’i mbrojtur ata, ai u tërhoq. I lejoi ata që t’i trajtonin të krishterët johebrenj si njerëz të dorës së dytë. Pali e pa këtë dhe pastaj u tërbua nga inati.

U çua dhe i foli Pjetrit në sy duke ia nxjerrë turpin publikisht. “Ne nuk shpëtohemi me anë të asaj që bëjmë” i tha Pali ndërkohë që çdo venë në fytyrë gati sa nuk po i shpërthente. “Asgjë përveç veprës së Krishtit në kryq nuk mund të na shpëtojë!”. Pali këtu e akuzon Pjetrin për hipokrizi, e cila është një kritikë therëse. Fjala “hipokrit” u referohet maskave që vënë aktorët kur dalin në skenë. Pra, është një fasadë e rreme. Por, për të gjithë ata që duan të jenë transparentë karshi Jezusit, fasada e rremë nuk iu bën punë asnjëherë.

Pjetri e provoi dhe Pali ia vuri në dukje. Nuk është bukur të shohësh apostujt themelues të besimit tonë teksa debatojnë. Por lavdi Perëndisë që Ai siguron gjithmonë njerëz që ngrihen dhe qëndrojnë për të vërtetën. Edhe sot ne kemi nevojë për këtë më shumë se kurrë.—Scott Hoezee

Lutje: Perëndi i dashur, na mbaj transparent me ty, hirin tënd dhe me dashurinë tënde.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *