Meditime – 9 Shkurt

Lexoni nga Gjoni 6:51-69
Fjalë të vështira
E ashpër është kjo fjalë, kush mund ta dëgjojë? (v. 60)

Krishtërimi është kundër kulturor. Ai noton kundër rrymës së jetës bashkëkohore. Falni armiqtë tuaj. Jepuni të varfërve. Solidarizohuni me të pastrehët dhe të shtypurit. Mohoni vetveten. Merrni kryqin tuaj. Mësuesit që merren me rritjen e kishës marrin shumë kohë për të menduar dhe hetuar emocionet dhe motivet se për se njerëzit, në veçanti të rinjtë, janë larguar nga kishat, dhe çfarë mund të bëjmë ne për ta ndaluar këtë trend dhe për ta kthyer në kahun pozitiv. Ekzistojnë shumë teori se përse drejtuesit e kishave gjejnë kaq shumë vende bosh të dielave në mëngjes, siç janë, numri i ulët i lindjeve, mospërputhshmëria institucionale dhe teologjia e paqartë, por ndonjëherë e gjej veten duke vrarë mendjen nëse kërkesat e ungjillit janë thjesht tepër të pakëndshme për njerëzit sot. Problemi nuk është që teologjia është e paqartë por që është e qartë në nivel shqetësues. Pra, dishepullizimi e ka një kosto, dhe kjo kosto është të heqësh dorë nga vetvetja, të marrësh kryqin dhe të ndjekësh Jezusin. “E ashpër është kjo fjalë, kush mund ta dëgjojë?”.

Për turmën që po dëgjonte Jezusin atë ditë, fjalët e tij tingëllonin të palogjikshme, të marra, të çmendura, kanibaliste, të neveritshme. “Që nga ai çast, shumë nga dishepujt e tij u tërhoqën dhe nuk ecnin më me të” (v. 66). Gjithashtu edhe shumë njerëz sot tërhiqen dhe nuk ecin më me të. Por nëse nuk po ecim më me Jezusin, atëherë ku po shkojmë? Me kë po ecim? Pjetri foli në emër të të dymbëdhjetëve, por shpresoj edhe në emrin tim edhe tuajin, kur tha: “Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme” (v. 68). — Lou Lotz

Ndërsa luteni, kërkojini Zotit t’ju japë hir për ta ndjekur atë, pavarësisht nga kostoja.

Komente

komente