Meditime – 9 Shtator

Lexoni  nga Luka 1:5-25

Mosbesim i pamend

Mos u tremb, Zakaria, sepse lutja jote u dëgjua. (v. 13)

Zakaria dhe bashkëshortja e tij Elizabeta, janë një çift i drejtë e i perëndishëm, të cilët i binden gjithmonë ligjit. Por pavarësisht drejtësisë së tyre dhe spikatjes së tyre në komunitet, ata nuk ishin bekuar me fëmijë dhe tani ishin shumë të vjetër për ta ndryshuar këtë situatë. E megjithatë, një ditë ndërsa Zakaria ishte duke përmbushur detyrën e tij priftërore në intimitetin e tempullit, ai trembet nga një engjëll që po qëndronte aty pranë. Jo thjesht i habitur, por atë e kaplon frika! Por engjëlli i jep atij lajmin më të mirë të jetës së vet: bashkëshortja e tij do të lind një djalë! Por jo një djalë çfarëdo, por një njeri që do të ketë të njëjtën fuqi dhe frymë si Elia, i cili do të kthejë shumë izraelitë tek Perëndia. Megjithatë, Zakaria i përgjigjet me një skepticizëm që në dukje është i arsyeshëm: “Nga se do ta njoh këtë?” (v. 18).

Por engjëlli e qorton priftin dyshues dhe i thotë se do të jetë “i pagojë dhe nuk do të mund të flasë” derisa fjalët e engjëllit të përmbushen. Mëkati këtu nuk është të pasurit frikë por është mosbesimi i Zakarias. Siç u premtua, bashkëshortja e tij mbetet shtatzënë dhe më pas sjell në jetë Gjonin, i cili do të pagëzojë Mesian e Izraelit. Ajo e pranon me mirënjohje që “kështu më bëri Zoti” (v. 25).  Vështirë të themi se si do të kishim reaguar ne ndaj një përgjigjeje të tillë të mrekullueshme të lutjes, apo jo? Premtimet e Zotit janë të mira dhe të vërteta edhe nëse tingëllojnë si të paarsyeshme. Si do të reagoni ndaj bollëkut të Perëndisë? Me frikë? Apo me besim?—Denise Vredevoogd

Lutje: O Zot, fale frikën dhe mosbesimin tonë. Na ndihmo të mbështetemi në premtimet e tua dhe të jemi falënderues për përgjigjet e lutjeve.


Komente

komente