Meditime – 9 Tetor

Lexoni nga Numrat 11:16-23

Krahu i ZOTIT është shkurtuar ndofta?

ZOTI iu përgjigj Moisiut: “Krahu i ZOTIT është shkurtuar ndofta?”. (v. 23)

Një element magjepsës i natyrës sonë njerëzore është prirja që kemi për t’u ankuar pikërisht rreth atyre gjërave që kemi kërkuar. Lutemi për një bashkëshort/e, për një punë apo për një shtëpi, dhe pastaj fillojmë dhe murmurisim që kemi një bashkëshorte që na mërzit, një punë që urrejmë dhe një shtëpi që kërkon mirëmbajtje. Ne i përgjërohemi Perëndisë të na i dëgjojë lutjet, dhe pasi i kemi marrë ato që kemi kërkuar, bëhemi pishman që na u plotësuan kërkesat.

Tek Numrat 11, hebrenjtë janë duke u endur nëpër shkretëtirë. Faraoni, ushtria e tij dhe vështirësitë e skllavërisë në Egjipt janë hedhur pas krahëve, por realiteti aktual nuk duket edhe aq i mirë. Është shumë nxehtë, ka shumë njerëz dhe burimet duken të pakta. Perëndia përuron një sistem pleqësie për t’ia hequr paksa barrën Moisiut, por edhe atë e mbërthen pesimizmi i kohës. Po ata njerëz që i klithën Zotit t’i shpëtonte nga zgjedha e egjiptasve tani po rikujtojnë kohët e bukura të skllavërisë, duke dyshuar kështu sigurimin ePerëndisë.

Është shumë e frikshme se sa e lehtë është të harrosh mirësinë dhe fuqinë e Perëndisë. Sa e dhimbshme duhet të jetë për Perëndinë që amnezia jonë selektive nuk arrin të mbajë mend herën e fundit që ai i është përgjigjur lutjeve tona. Nuk është habi që përgjatë Dhjatës së Vjetër Perëndia ka vendosur kujtesa për mirësinë që ai ka treguar karshi popullit të tij. Herën tjetër që gjërat nuk duken edhe aq mirë, kujtohuni për të kaluarën me saktësi: Perëndia ka bërë gjëra të mrekullueshme më parë, dhe ai mund t’i bëjë përsëri.—DuaneLoynes

Lutje: E madhe është besnikëria jote o Perëndi. Na ndihmo ta mbajmë mend.

Komente

komente