Meditimet – 1 shkurt

Lexoni nga Ligji i Përtërirë 8:1-9

Të reflektojmë rreth Perëndisë

Kujto gjithë rrugën që Zoti, Perëndia yt, të ka bërë të përshkosh në këta dyzet vjet në shkretëtirë. . . (v. 2)

Një nga aktivitetet që unë preferoj të bëj është të marr ndodhitë e zakonshme dhe të përditshme nga jeta dhe t’i lidh ato me Shkrimin. Mund të jetë diçka shumë e thjeshtë, që nga një koment i dikujt, një program televiziv, një këngë apo diçka që më ka pëlqyer gjatë pushimeve. Ky zakon i reflektimit rreth Perëndisë përgjatë jetës më ndihmon të kuptoj se Zoti kujdeset çdo ditë për mua.

Kjo praktikë nuk është vetëm e imja. Moisiu e përdori atë në një nga fjalimet e tij të fundit drejtuar izraelitëve, përpara se të hynin në Tokën e Premtuar. Ndërkohë që Moisiu reflektonte rreth ecjes së mundimshme për 40 vjet përmes shkretëtirës, ai kishte padyshim me mijëra shembuj që mund të përdorte, ndërsa po inkurajonte popullin që të mos e harronte Zotin kur të hynte në Kanaan. Ai reflektoi rreth mrekullive të mëdha, siç ishte mënyra se si Perëndia ushqeu këtë fis nomadësh me mana. Më pas Moisiu ndihmoi popullin të reflektonte tek mrekullitë e vogla që Perëndia kishte kryer. Ai vuri në dukje se si Zoti u sigurua që rrobat e tyre të mos konsumoheshin dhe që këmbët të mos u ënjteshin nga rrugëtimi i tyre i gjatë e i lodhshëm.

Ndërsa i lexoni këto meditime, unë shpresoj dhe lutem që ato do t’ju ndihmojnë të vini re Perëndinë edhe në ndodhitë e mëdha edhe në ato të vogla në jetën tuaj. Teksa e shohim Perëndinë përgjatë jetëve tona, u frymëzofshim për ta falënderuar atë për mirësinë e tij ndaj nesh.—Steve Laman

Lutje: O Zot, faleminderit që bën kaq shumë për ne; na ndihmo të të shohim ty në ngjarjet e jetëve tona.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *