Meditime – 25 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 5:22-24 Dashuria, gëzimi, paqja Por fryti i Frymës është dashuria, gëzimi, paqja . . . (v. 22) Siç e përmendëm dje, secili fryt ndjek të tjerët dhe ne jemi të thirrur t’i prodhojmë të gjithë. Asnjë fryt i vetëm nuk është më i rëndësishëm se ndonjë nga të tjerët. E megjithatë, është e përshtatshme t’ia fillojmë me dashurinë. Jezusi tha se urdhërimi më i madh ishte që t...
More

Meditime – 24 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 5:22-24 Fryti Por fryti i Frymës është dashuria, gëzimi, paqja . . . (v. 22) Mollët rriten në degët e një peme që i ka rrënjët të shtrira mirë në dhe. Uji nga toka mban gjallë gjethet e pemës, të cilat shndërrojnë energjinë e dritës në sheqerna që ndihmojnë lulet e pllenuara të rriten e të bëhen kokrra fryti plot lëng. Tiparet e karakterit që ne kemi si të krishterë, ...
More

Meditime – 23 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 5:16-21 Mishi Por po them: Ecni në Frymë dhe nuk do të përmbushni dëshirat e mishit. (v. 16) Bibla e miraton të mirën e krijimit të Perëndisë. Edhe pasi krijimi ra në mëkat dhe shkatërrim, Perëndia ishte i vendosur të mos e zhdukte këtë botë fizike me zogj e me lisa, por ta shpengonte atë. Një shenjë kyçe e kësaj vendosmërie është që Jezusi u lind një person i vërtetë...
More

Meditime – 21 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 4:21-31 Mësim në histori Dhe ai që lindi nga skllavja lindi sipas mishit, por ai që lindi prej së lirës lindi me anë të premtimit. (v. 23) Ky është tekst i vështirë. Pali po përpiqet shumë të gjejë analogji për t’i bindur galatasit që shpëtimi vjen nga hiri dhe jo nga respektimi i ligjit. Këtë herë ai shkon pas tek historia e Izraelit. Perëndia premtoi se Abrahami ...
More

Meditime – 20 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 4:12-20 Të shushatur Do të doja tani të isha midis jush dhe ta ndryshoja tingullin e zërit tim. (v. 20) Pali shpesh u përgojua nga kritikët që u transferuan në qytet pasi Pali ishte larguar. Kjo ndodhi në Korint dhe ndodhi gjithashtu edhe në Galati. Tek vargjet 12-20, ne shohim Palin njerëzor që shpreh një dhimbje kaq të rëndë, saqë kalon në ekstremitet verbal për të ...
More

Meditime – 22 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 5:1-15 Duke u përmirësuar Sepse gjithë ligji përmbushet në këtë fjalë të vetme: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!” (v. 14) Ndërsa hyjmë tek kapitulli i 5-të i Galatasve, Pali kthehet tek rrethprerja, duke e përdorur si një imazh të respektimit të ligjit si një mënyrë për t’u shpëtuar. Kjo jehon pjesën e parë të kësaj letre, por tani përdoret për ta përmirësuar te...
More

Meditime – 19 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 4:8-11 Nuk ka kthim mbrapa Vallë si ktheheni përsëri tek elementet e dobëta dhe të varfra, të cilëve doni prapë si përpara t’u shërbeni? (v. 9) Për shkak të veprës së Krishtit, ne tani e thërrasim Perëndinë e Plotfuqishëm “Abba, Atë”. Jemi sjellë brenda familjes sepse Perëndia i vërtetë është kaq shumë i dashur. Ky është lajm i mirë! Sigurisht, nuk kishte qenë gjithmo...
More

Meditime – 18 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 4:1-7 Familja Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: “Abba, Atë!” (v. 6) Shumë pak prej nesh janë rritur në shtëpi me shërbëtorë, aq më pak me llojin e shërbëtorëve që jetojnë në shtëpi, të cilat i shohim nëpër telenovela. Por kur hedhim një vështrim në këtë lloj bote, një gjë është shumë e qartë: dallimi midis kateve të shtëpisë është shumë...
More

Meditime – 17 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 3:28-29 Të gjithë jemi një Nuk ka as jude, as grek, nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka as mashkull as femër, sepse ju të gjithë jeni një në Jezu Krishtin. (v. 28) Ky varg është quajtur Magna Karta e kishës. Pse? Sepse Pali thotë që dallimet që zakonisht i kanë çuar njerëzit në ndasi janë mbytur në ujërat e pagëzimit. Le të vazhdojë pjesa tjetër e botës të shkaktoj mj...
More

Meditime – 16 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 3:23-26 Kujdestari Kështu ligji qe mësuesi ynë për te Krishti. (v. 24) Pali tashmë e ka sheshuar idenë se Perëndia nuk e dha ligjin si një mënyrë për t’u shpëtuar. Në vargjet pararendëse pamë që Pali shpalli se ligji ishte si një pasqyrë për të na treguar ne natyrën tonë mëkatare. Nëse e krahasoni veten me ligjin e Perëndisë do të nxiteni drejt Krishtit, si e vetmja m...
More

Meditime – 15 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 3:21-22 Çfarë është Ligji? A është ligji atëherë kundër premtimeve të Perëndisë? Kurrë mos qoftë! (v. 21) Këto janë dy vargje pështjelluese. Pali ka qenë duke ripërpiluar qëllimin e ligjit të Perëndisë. Ai dëshiron me çdo kusht që të sqaroj çdo nocion që mund të çojë në mendimin e gabuar se Perëndia ka pasur ndonjëherë për qëllim që respektimi i ligjit të jetë rruga d...
More

Meditime – 14 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 3:15-20 Trashëgimia Sepse, në qoftë se trashëgimia është prej ligjit, nuk është më prej premtimit. (v. 18) Pali e dinte se ajo që kishte për të thënë rreth ligjit të Perëndisë mund të ishte pështjelluese. Prandaj ai u përpoq të sajonte disa analogji për t’i bërë gjërat më të thjeshta. Mendoni për një kontratë të zakonshme njerëzore, tha Pali. Pasi ajo firmoset dhe vul...
More

Meditime – 13 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 3:10-14 Të çliruar nga mallkimi Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit. (v. 13) Duke qenë se Krishti na shpëtoi plotësisht, përse vallë do të përpiqej dikush të shpëtohej duke ruajtur ligjet e Perëndisë? Dallas Uillard dikur theksoi se ne e kemi të disponueshme fuqinë e mbretërisë së Perëndisë. Kjo është pjesë e domethënies së vargut “mbretëria e Perëndisë është af...
More

Meditime – 12 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 3:7-9 Bij të Abrahamit Dijeni, atëherë, se ata që janë prej besimit, janë bij të Abrahamit. (v. 7) Një nga gjërat më mbresëlënëse që mësoi Pali mbas konvertimit të tij është që, në Krishtin kushdo mund të shartohet në pemën familjare të Izraelit. Për të qenë një bir i Abrahamit nuk ju duhej të gjurmonit gjenealogjinë tuaj deri tek Abrahami. Për më tepër, mënyra si u b...
More

Meditime – 11 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 3:1-6 Të yshtur O galatas të pamend! Kush ju ka yshtur? (v. 1) Më herët vumë re se Pali tek letra e Galatasve i lë mënjanë mirësjelljet e zakonshme. Nuk ka një seksion falënderimi siç bën tek letrat e tjera; përkundrazi, fillon sulmin e tij me shkallë të gjerë të kritikave karshi galatasve. Në krye të kapitullit të tretë, ai e bën këtë përsëri. “O galatas të pamend!” ...
More

Meditime – 10 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 2:17-21 Të kryqëzuar me Krishtin U kryqëzova bashkë me Krishtin. (v. 20) Ky varg është shumë i dashur. Por ne harrojmë se këto fjalë janë pjesë e atyre që Pali i tha Pjetrit ditën kur iu desh ta kritikonte rëndë për hipokrizinë e tij! Pjetri ishte zmbrapsur nga një çështje shumë e rëndësishme. Ai i lejoi disa njerëz të mendonin se ndoshta nga ana jonë njerëzore na duh...
More

Meditime – 9 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 2:11-16 Përballja Por kur erdhi Pjetri në Antioki, unë e kundërshtova. (v. 11) Pali, Pjetri dhe apostujt e tjerë ishin takuar në Jerusalem dhe ishin siguruar që të gjithë të ishin në të njëjtën mendje nga ana teologjike. Johebrenjtë mund të bëheshin të krishterë pa pasur nevojë të bëheshin hebrenj më parë. Kjo ishte një marrëveshje historike. Dhe pastaj . . . pas d...
More

Meditime – 8 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 2:6-10 Kujtoni të varfrit Vetëm na porositën që të kujtoheshim për të varfrit, pikërisht atë që edhe unë e kisha ndërmend ta bëja. (v. 10) Kur Pali u bëri vizitë apostujve, ata duhet të siguroheshin se binin dakord në lidhje me një parim qendror të ungjillit. Ata diskutuan një temë të rrëmbyer teologjike: a duhet të bëheshin johebrenjtë më parë hebrenj para se të bëhe...
More

Meditime – 7 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 2:1-5 Komunikimi i vazhdueshëm Por u ngjita sipas një zbulese dhe u shtjellova atyre ungjillin që unë po shpall ndër paganë. (v. 2) Pali kishe punuar tre vjet për Jezusin përpara se të takonte Pjetrin dhe apostujt e tjerë. Pastaj, pas 14 viteve shërbesë, Pali mori një mesazh nga Perëndia që i tha atij se duhej të fliste përsëri me ata që ishin në Jerusalem. Ai donte t...
More

Meditime – 6 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 1:18-24 Lavdi i qoftë Perëndisë “Ai që na përndiqte më parë, tani po predikon atë besim . . .”. Dhe përlëvdonin Perëndinë për shkakun tim. (v. 23-24) Për shkak se Pali është figurë kaq e shquar në Bibël, ne harrojmë se ai nuk ishte një nga ndjekësit e parë të Jezusit. Pjetri, Jakobi, Gjoni, Mateu dhe pjesa tjetër nuk ishin miqtë e Palit. Në fakt, ata as nuk ishin taku...
More

Meditime – 5 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 1:12-17 Gjërat e shkuara Sepse ju keni dëgjuar për sjelljen time të atëhershme në judaizëm, si e përndiqja tej mase kishën. (v. 13) Apostulli Pal ishte një shembull i gjallë i fuqisë së Perëndisë. Megjithëse përmes ungjillit ishin të shumtë ata që u konvertuan nga rrugët e tyre mëkatare, vetëm disa prej tyre ishin aq dramatike sa ajo që i ndodhi Saulit të Tarsit. Pse?...
More

Meditime – 4 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 1:11-12 Burimi Por, po ju vë në dijeni . . . se ungjilli, që është shpallur nga unë, nuk është sipas njeriut. (v. 11) Pjesa më e madhe e librit të Galatasve është përpjekja plot dashuri e dëshpërim e Palit për t’i sjellë sërish galatasit tek ungjilli. Shumë shpejt Pali do të kaloj tek detajet se çfarë nuk shkon me mesazhin që po shpallin mësuesit e rremë, por përpara ...
More

Meditime – 3 Mars

Meditimet on 2 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 1:6-10 Çudia Çuditem që kaluat kaq shpejt . . . në një ungjill tjetër. (v. 6) Hidhuni një sy dymbëdhjetë letrave të tjera të Palit dhe vini ri se çfarë vjen menjëherë pas bekimit. Çdo herë Pali ofron fjalë të ngrohta falënderimi për njerëzit që marrin letrën. Ai mbledh disa komplimente, lavdëron Perëndinë për besimin e tyre, afirmon partneritetin e tyre në ungjill. ...
More

Meditime – 2 Mars

Meditimet on 1 Mar , 2017
Lexoni nga Galatasve 1:3-5 Përshëndetja Hir mbi ju dhe paqe nga Perëndia, Ati dhe nga Zoti ynë Jezu Krisht. (v. 3) Pali e fillon me një bekim. Këto lloj bekimesh vazhdojnë të jenë një shenjë dalluese për kishat e krishtera. “Paqja e Perëndisë” është zakonisht elementi i parë në shërbesat e të dielave. Kur vijmë përpara Perëndisë së Plotfuqishëm, është vërtetë qetësuese dhe bindëse njohuri...
More

Meditime – 1 Mars

Meditimet on 28 Feb , 2017
Lexoni nga Galatasve 1:1-2 Firma Pali, apostull (jo nga njerëzit, as me anë njeriu, por nëpërmjet Jezu Krishtit). (v. 1) Njerëzit nuk shkruajnë më aq shumë letra. Tani, më tipike janë posta elektronike dhe mesazhet me telefon. Por, kur merr një letër, e di se ku të shohësh për të parë se kush ta ka dërguar. Pra, sheh firmën në fund. Por gjithashtu, kur jeni ju letërshkruesi, mënyra se si ...
More