banneri

Programet

PROGRAMET TONA

Dëgjoni programin tonë 15-minutësh “Fjalët e Shpresës”

Radio 7 ora 07:00/20:45 në 97.7 FM në Tiranë, 88.2 FM në Lushnje & Fier dhe 102.3 në Elbasan
Radio Logos, ora 6:00/17:00/22:00 në 94.2 FM në Pogradec, 100.3 FM në Librazhd, në 103.5 FM në Korçë, Mokër, Përrenjas
Në Radio 7 Kosova, ora 07:00/19:30, www.radio-7kosova.net
Në Radio 7 NORD ora 07:00/20:45 në 97.5 FM në Shkodër

fjalet-e-shpreses-e1668779472374

Fjalët e Shpresës

“Fjalët e Shpresës”është një program me natyrë ungjillizuese. Transmetimet e para të këtij programi në Shqipëri janë bërë nga Monte Carlo përmes transmetuesve me valë të mesme. Pas viteve 1990, Fjalët e Shpresës filluan transmetimin ne FM përmes Radiove lokale. Sot, ky program vazhdon të predikojë Ungjillin në 8 stacione radio brenda dhe jashtë Shqipërisë.

#Thurje

Një program që gërsheton më së miri faktet më interesante nga e gjithë bota, duke folur për mrekullitë natyrore, vendet më të njohura, ushqimet më të shijshme. Në pak minuta sjellim të rejat mbi shëndetin, artin apo marrëdhëniet. Në programin Thurje do të njiheni gjithashtu me biografi të njerëzve të famshëm, kuriozitete mbi sportet, edukimin, punën, biznesin dhe muzikën.

E vërteta ime

“E vërteta ime” sjell histori reale nga jetë të ndryshuara. Një program inkurajues, që prek e drejton cdo njeri, që me zemër kërkon të VËRTETËN…

…Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t`ju bëjë të lirë…

Një derë që hapet për jetën dhe mbyllet për vdekjen.

Eksperienca të ndryshme, por të gjitha kanë një pikë të përbashkët, se Kur Krishti bëhet pjesë e jetës sonë, asgjë nuk është më e njëjtë. Prania e Tij, me sakrificën, dashurinë dhe hirin e plotë, përcjell tek ne jetë. Janë pikërisht këto pjesë fotografike që janë në mendje dhe zemër  duke na sjellë në gëzimin e plotë të Perëndisë.

Spotlight – Klubi i Anglishtes

“Spotlight” është një program i përditshmë, i specializuar në praktikimin e Anglishtes së folur. Spotlight transmetohet në mbi 180 stacione radiofonike në mbarë botën dhe në shumë vendë ështe cilësuar si programi më i mirë radiofonik për praktikimine anglishtes. Ky program ka një fjalor të zgjedhur dhe përdor një anglishte të lehtë për tu kuptuar.

www.spotlightradio.net

Spotlight English Clubs (Klubet e Anglishtes) janë një prodhim i fondacionit “Fjalët e Shpresës.” Këto klube ofrojnë një metodë praktike për studentët e gjuhës Angleze për të përmirësuar aftësitë e tyre të të dëgjuarit dhe të të folurit të Anglishtes.

Klubet e Anglishtes janë fantastike:

  • Për të praktikuar dëgjimin duke dëgjuar programe cilësore të Anglishtes
  • Për të praktikuar aftësitë e komunikimit
  • Për të ndërtuar marrëdhënie miqësie me njerëz të tjerë anglishtfolës.

Meditime

Meditimet për çdo ditë nga “Fjalët e Shpresës” janë një mjet për ta ndihmuar lexuesin të reflektojë mbi Fjalën e Perëndisë, Biblën, duke zbuluar të vërtetat e saj për jetën e tij. Meditimet fokusohen në pasazhe të shkurtra të cilat ndërthuren edhe me përvojat reale të jetës së autorëve, për ta bërë Biblën sa më praktike për jetën e përditshme. Meditimet mund t’i dëgjoni në radio në këto frekuenca:

Në Radio 7 në 97.7 FM në Tiranë, 88.2 FM në Lushnje & Fier dhe 102.3 në Elbasan
Në Radio Emanuel në Korçë, 93.2 në Ersekë dhe 106.7 në Bilisht
Në Radio Logos, në 94.2 FM në Pogradec, 100.3 FM në Librazhd, në 103.5 FM në Korçë, Mokër,
Përrenjas
Në Radio 7 NORD në 97.5 FM në Shkodër
Në Radio 7 në 97.7 FM në Gjirokastër

Ose ta merrni në emailin tuaj duke u abonuar: info@fjaleteshpreses.org

Ose duke shkarkuar aplikacionin tonë: fjaleteshpreses.org/apps

Pse

"Pse" është një program radiofonik më një format unik, që përdor radiodramën dhe komentin gazetaresk të miksuara në 10 minuta.
"Pse" lindi si një nevojë për tu dhënë përgjigje të shkurtra, të shpejta dhe të sakta disa prej temave më të nxehta të aktualitetit.

“Fjalët e Shpresës” në gjuhën Rome

“Fjalët e Shpresës” në gjuhën Rome janë transmetuar në Shqipëri prej më shumë se 10 vjetësh përmes transmetuesve të TWR. Sot popullsia Rome numëron mbi 44 milion banorë, pjesa më e madhe e të cilëve janë nomadë (endacakë) dhe vazhdojnë të shikohen si të huaj në shumë shoqëri të Botës. Ky program radiofonik po mundëson që edhe ky komunitet të dëgjojë për dashurinë pa kushte të Perëndisë.