Strategjia

Ne jemi mbështetës të asaj që C. S. Lewis e quajti “Thjesht krishtërim”, që është e vërteta e përbashkët për të gjithë të krishterët në botë. Ne nuk do të reklamojmë asnjëherë çështje apo doktrina sektesh. Ne nuk ofrojmë përgjigje dogmatike dhe përçarëse ndaj temave ku me ndershmëri të krishterët nuk bien dakord.

Ne nuk kritikojmë grupe të veçanta, qofshin të krishterë apo jo.

Ne jemi të përkushtuar:

  • T'u shërbejmë besimtarëve në Shqipëri e më tej, duke punuar dhe duke i ndihmuar ata të përdorin mënyra strategjike për të shpërndarë ungjillin midis bashkëkombasve të tyre, me qëllimin e vetëm për të fituar sa më shumë njerëz për Krishtin.
  • Të forcojmë besimtarët në jetën e tyre si dishepuj,
  • Të ndihmojmë kishat ekzistuese të rriten dhe të themelojmë kisha të reja atje ku mungojnë.
  • Të bashkohemi në partneritet me organizata të tjera vendore që punojnë në projekte sociale dhe të ndihmës.

    Konkluzion:

    Ne jemi të gëzuar që varemi plotësisht në Hirin dhe fuqinë e Frymës së Shenjtë për të qenë të suksesshëm në këtë shërbesë. Me mirënjohje ne pranojmë që Fryma ka zgjedhur të punojë përmes nesh, mes  partnerëve dhe atyre që na mbështesin. Në të njëjtën kohë, pranojmë kufizimet, dobësitë dhe dështimet tona, ashtu siç gëzojmë me shpresë në Perëndinë sovran  që bekon përpjekjet tona dhe bën që fjala e tij të jap fryt.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *