web-woh-1-maj

1 Maj

Lexoni nga Filipianëve 1:1-5

Shenjtorë të zakonshëm

Gjithë shenjtorëve në Krishtin Jezus që janë në Filipi. (v. 1)

Ndonjëherë kur mendojmë për një shenjtor, imagjinojmë ndonjë figurë të kristalizuar në xhamat e kishave katolike apo ndonjë person që ka shumë kohë që ka vdekur dhe është shpallur zyrtarisht një hero kishtar. Megjithatë Pali identifikon gjithsecilin në kishën e Filipisë si një shenjtor. Kjo fjalë është emërtimi i zakonshëm në Dhiatën e Re për ata që e kanë përqafuar Jezus Krishtin si shpëtimtarin e tyre personal dhe të cilët janë në proces e sipër për t’u bërë më shumë si Krishti në karakterin dhe veprat e tyre. Në fakt, fjala “shenjtorë” mund të përkthehet si të shenjtë.

Të thuash që ndjekësit e Krishtit janë të shenjtë do të thotë që ata kanë qenë të veçuar si njerëz të Perëndisë me qëllim që t’i shërbejnë atij dhe të reflektojnë karakterin e tij. Fjala “shenjtor” nuk është thjesht një etiketë fetare; ajo përshkruan një jetë që pikë së pari është e drejtuar vertikalisht. Tani që jeni duke lexuar, ndoshta jeni ulur ngjitur me një shenjtor – në kuptimin biblik të fjalës. Mund të jeni duke punuar në zyrë me shenjtorë këtë javë. Mund të jeni duke jetuar poshtë të njëjtës çati me një familje shenjtorësh – duke përfshirë edhe veten tuaj! Mendojeni në këtë aspekt: shenjtorët janë njerëz të zakonshëm që adhurojnë një shpëtimtar të jashtëzakonshëm. Ata janë njerëz të natyrshëm që ndjekin një Krisht të mbinatyrshëm. Shenjtorët janë njerëz të thjeshtë të cilët janë të lidhur me anë të besimit me një Perëndi të veçantë. Ata janë njerëz me të meta, të papërkryer të cilët janë vënë mënjanë për t’i shërbyer një shpëtimtari të përkryer dhe pa të meta. —David Walls

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për shenjtorët rreth e rrotull jush, dhe i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë që ta kuptoni realisht rolin tuaj si shenjtorë në këtë botë.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Tags: No tags