web-woh-1-nen

1 Nëntor

Loading poll …
A do ta pranosh Krishtin në jetë tënde?

Lexoni nga Zanafilla 4:25-26

Si fillon lutja

Atëherë filluan të kërkojnë emrin e Zotit. (v. 26)

A ju kujtohet lutja juaj e parë? Çfarë thatë? Më kujtohet një poezi në formën e lutjes kur isha fëmijë, e cila fillon kështu: “Tani ndërsa shtrihem për të fjetur, Zotit i lutem shpirtin tim të ruajë.” Mbaj mend që prindërit e mi luteshin para ushqimit, para gjumit dhe sa herë që udhëtonim. Lutjet e mia të para të bëra me qëllim filluan pasi e pranova Jezusin në moshën 13-vjeçare. Më kujtohen përpjekjet, por jo ato që thoja.

Zanafilla 4:26 shënon fillimin e lutjes. “Atëherë filluan të kërkojnë emrin e Zotit.” Nuk e dimë nëse uleshin në gjunjë ose qëndronin në këmbë, nëse ishte lavdërim apo kërkesë, rrëfim apo falënderim. Ne përdorim emrin Zot në shqip për “Jahveh”, (që korrespondon me katër bashkëtingëlloret hebraike YHVH). Kjo fjalë shfaqet më shumë se 6000 herë në Shkrim dhe është emri i besëlidhjes me të cilin Perëndia iu zbulua Moisiut te Eksodi 3. Njerëzit e parë që thirrën “Jahveh” janë pasardhësit e Sethit. Gjenealogjia e Sethit është linja gjenealogjike përmes së cilës kaloi besëlidhja e Perëndisë. Noeu, Abrahami, Davidi dhe në fund Jezusi, të gjithë i kanë rrënjët nga Sethi.

Gjëja më e rëndësishme që duhet të dimë është se që nga kjo pikë e në vazhdim, njerëzit e Perëndisë thërrisnin emrin e Tij në lutje. Mbase sapo keni filluar të luteni, ashtu si unë para shumë kohësh. Nuk është e rëndësishme që të dish saktësisht se ç‘duhet të bësh. E rëndësishme është që të fillosh. Gjatë dy javëve në vazhdim do të mësojmë më shumë për lutjen nga njerëzit e Shkrimit dhe nga njerëzit me të cilët jam lutur. Por tani për tani, thjesht filloni. – Jon Opgenorth

Ndërsa luteni, thjesht kërkoni emrin e Zotit.

#1nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

Tags: No tags