Lexoni nga Hebrenjve 2:1-15
Dëshmia që jep Perëndia, dhe dëshmia jonë
Ndërsa Perëndia bashkëdëshmonte me anë shenjash e mrekullish dhe me vepra të ndryshme të fuqishme dhe me të ndara dhuntish të Frymës së Shenjtë, sipas vullnetit të tij. (v. 4)
Mrekullitë mund të jenë të vështira për t’u kuptuar, për dikë ato janë një pengesë drejt besimit, ndërsa për dikë tjetër janë një ftesë. Megjithatë, ato janë pjesë të dëshmisë së Perëndisë. Autori i librit të Hebrenjve vëren këtu kontributin e tyre në dëshminë që të krishterët e hershëm dhanë në një botë romake, po aq skeptike sa bota jonë sot. Mirëpo për t’ua prezantuar siç duhet të tjerëve, ne duhet t’i kuptojmë mrekullitë vetë në mënyrë të saktë, pra, edhe se çfarë janë edhe çfarë nuk janë.
Jezusi, me mrekullitë e tij, nuk dha spektakël për të bindur skeptikët. Përkundrazi, mrekullitë e tij janë “fara të besimit” të mbjella në zemrën tonë që të fillojnë të rriten e të bëhen një besim i gjallë. Gjithashtu ato janë shprehi të karakterit të Perëndisë, “të vëna në skenë” nga Jezusi për shkak se Ai po bën atë që po bën Perëndia, Ati i tij. Në këtë seri do të fillojmë me ato mrekulli që na ndihmojnë të depërtojmë në vetë natyrën e Perëndisë, pra, tek shenjtëria e tij, autoriteti i tij dhe trashëgimia e tij e profecive të përmbushura dhe e premtimeve që ka mbajtur. Gjithashtu, në mrekullitë e Jezusit do të zbulojmë iniciativa nga ana e Perëndisë për t’i dhënë trajtë brenda nesh natyrës së tij, pra, ato përvoja transformuese të faljes, birësimit, besimit dhe furnizimit të nevojave tona.
Dhe ndërkohë që shërbesa e Jezusit arrin pikën kulmore me vuajtjen dhe sakrificën e tij, po kështu edhe mrekullitë e tij do të na drejtojnë gjithnjë e më shumë ta shohim Jezusin si flijimin e Perëndisë për ne, në mrekullinë e madhe të ringjalljes së tij, që është guri i qoshes për besimin e krishterë. — Fred Van Dyke
Ndërsa luteni, i kërkoni Jezusit t’ju ndihmojë të shihni në veprën e tij edhe ato gjëra që ju ndihmojnë të kuptoni karakterin e tij, edhe ato gjëra që ju lejojnë të përjetoni veprën e tij, dhe të jeni pjesëmarrës në të.
#fjalëteshpresës#kishashqiptare#ungjillorëtshqiptare#meditime