1 JUN

1 Qershor

Lexoni nga 1 e Korintasve 10:1-13

Si shembuj për ne

Dhe të gjitha këto gjëra u ndodhën atyre si shembull, dhe janë shkruar për paralajmërimin tonë. (v. 11)

Bibla është një libër i vetëm, por është i përbërë nga shumë libra, me shumë zhanre të ndryshëm. Këto libra përfshijnë gjuhën dhe letërsinë e ligjit, poezisë, profecisë, letrave, historisë dhe ungjijve. Padyshim e keni vënë re se Bibla përmban biografi të shumë individëve, pra, të njerëzve që i shërbyen Perëndisë, por gjithashtu edhe të atyre që iu kundërvunë atij. Këta njerëz ishin burra, gra, judenj, johebrenj, mbretër dhe shërbëtorë, të urtë dhe të marrë. Tek 1 e Korintasve 10, Pali na thotë se këto histori janë shkruar si shembuj për ne, “për paralajmërimin tonë” (v. 11). Ne mund të mësojmë shumëçka nga këto jetë.

Në historinë gjithëpërfshirëse e të rëndësishme të mbretit David, të cilën e lexojmë tek 1 dhe 2 e Samuelit dhe tek 1 e Mbretërve, ka shumë personazhe që luajnë role më të vogla, por të rëndësishme, në këtë rrëfenjë. Të përfshira aty janë edhe tri bashkëshortet e spikatura të mbretit David. Do të marrim në konsideratë bashkëshorten e tij të parë, Mikalin, dhe ngjarjet që çuan në hidhërimin e saj dhe në ftohjen nga Davidi. Gjithashtu do të lexojmë edhe rreth Abigailit, urtësia dhe përulësia e së cilës bekoi dhe mbrojti Davidin dhe shumë të tjerë. Dhe së fundi, do të shohim hirin e Perëndisë në historinë e komplikuar të dashurisë mes Davidit dhe Bathshebës, dhe se si pas gjykimit në jetën e Bathshebës erdhi restaurimi.

Në jetën e këtyre tri grave do të shohim gjëra të lavdërueshme dhe gjëra tronditëse, por të gjitha ato janë shkruar për udhëzimin dhe paralajmërimin tonë në ecjen me Perëndinë. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë një zemër të hapur për të mësuar nga fjala e tij.

#fjalëteshpresës#kishashqiptare#ungjillorëtshqiptare#meditime#app#ios#android

Tags: No tags