Lexoni nga Luka 10:38-42
Koha për të luajtur?
“Martë, Martë, ti po shqetësohesh dhe kujdesesh për shumë gjëra;” (v. 41)
Puna më ishte bërë pirg, prandaj e mora në shtëpi. Papritur, vajza ime 3-vjeçare erdhi duke vrapuar dhe më tha: “Babi, mudje me Ebin!” I thashë pasi të mbaroja punë, por ajo refuzoi të pranonte një përgjigje negative. Prandaj, e mbylla kompjuterin dhe bëmë një ndeshje epike “mundjeje” në dyshemenë e dhomës së ndenjies. Ishte pikërisht ajo për të cilën kisha nevojë.
Sabati është një ftesë për të luajtur. Për më tepër, një zemër Sabati, krijon te ne një përqasje lozonjare ndaj gjithçkaje në jetë dhe në punë. Gjatë leximit të sotëm të Biblës, Marta është e shpërqendruar nga shumë gjëra dhe po i merr ato shumë seriozisht. Mbase Jezusi e qorton me butësi, jo sepse ajo po punon, por sepse puna e saj është e zbrazët nga gjallëria. Në vend që të shijojë miqësinë me Jezusin, Marta është e mërzitur me motrën e saj, që nuk po e ndihmon.
Reformatori i shekullit të 16-të, Martin Luteri, njëherë ishte me një koleg pastor, i cili donte të bënte një debat serioz teologjik për drejtimin e universit. Luteri iu kthye dhe i tha: “Jo, miku im, sot unë dhe ti do të shkojmë për peshkim dhe do t’ia lëmë drejtimin e universit Perëndisë.”
A nuk është e mrekullueshme që kemi një Perëndi që e merr seriozisht punën e Tij, në mënyrë që ne të kemi kohë për të luajtur? Lëreni mënjanë punën dhe shkoni të peshkoni, rrëmbehuni nga një libër i mirë, luani një lojë tavoline me miqtë, ose shtrihuni në dysheme duke “bërë mundje” me fëmijët tuaj. Mund të jetë ajo për të cilën keni nevojë. – Brian Keepers
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë që t’ju japë një frymë lozonjare sot, ndërsa mendoni për punët tuaja.
#kohapëetëluajtur #10gusht #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android