web-10-maj

10 Maj

Lexoni nga Filipianëve 1:12-18; 4:21-22

Depërtimet e burgut

Gjithë shenjtorët ju përshëndesin, sidomos ata të shtëpisë së Cezarit. (4:22)

Dje zbuluam që ungjilli po depërtonte tek rojet perandorake më të betuara në Romë. Por ky ishte vetëm fillimi. Pali flet gjithashtu rreth të krishterëve të rinj të cilët ishin pjesë e shtëpisë së Cezarit. Ky term i referohet kujtdo që jetonte në pallat ose që kishte lidhje me shërbimin e perandorit. Fuqia dhe drita e ungjillit ishte duke ndriçuar zemrat e disa prej shërbëtorëve të Cezarit – madje ndoshta edhe disa nga anëtarët e familjes së tij.

Po a nuk është kjo karakteristikë e Perëndisë, që ta marr diçka që ne e shohim si të dhimbshme, të vështirë dhe negative dhe ta kthejë atë plotësisht për lavdinë e tij? Ndoshta mënyra e vetme që mesazhi i ungjillit të arrinte njësinë më të lartë të shtëpisë së Cezarit ishte nëpërmjet dëshmive të disa prej vetë rojeve të tij perandorake, të cilët uleshin me turne si spektatorë të zënë rob në zinxhirë me apostullin.

Ndoshta ju ndiheni të lidhur me zinxhirë pas një pune pa fund, një martese të vështirë apo një çështje të vazhdueshme shëndeti. Ndoshta burgu juaj është papunësia apo një fëmijë që vuan. Shumë prej nesh reagojmë ndaj këtyre zinxhirëve duke menduar, “Po pse e lejon Perëndia këtë të më ndodh mua?”

Por kini parasysh që, aq të vështira dhe aq të dhimbshme sa mund të jenë rrethanat tona, Perëndia dëshiron të “përparojë ungjillin e Jezu Krishtit” nëpërmjet mënyrës se si reagojmë ndaj atyre rrethanave. — David Walls

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’jua hapë sytë për të parë mënyrat që ai po punon në jetën tuaj dhe përmes saj.

#fjalëteshpresës#kishashqiptare#ungjillorëtshqiptare#meditime#app#ios#android

Tags: No tags