Lexoni nga Mateu 22:1-14
Banketi i dasmës
Gjithçka është gati; ejani në dasmë. (v. 4)
Cili është vakti më i mirë që keni ngrënë ndonjëherë? Ma merr mendja që nuk e keni zgjedhur vaktin tuaj të preferuar vetëm në bazë të shijes. Vaktet e paharruara shpeshherë përfshijnë miq, familjarë, argëtim dhe ushqim të mirë. Ato janë të mbushura me dashuri, miqësi dhe gëzim.
Në këtë shëmbëlltyrë, Jezusi e krahason mbretërinë e qiellit me një dasmë. Ftesa për në mbretërinë e Perëndisë është një ftesë për një vakt miqësie me mbretin. Thirrja e Jezusit për pendesë, pra, për t’u kthyer e për ta parë Perëndinë në sy, është një thirrje për gëzim. Kjo është arsyeja që mesazhi i Jezusit quhet “lajm i mirë”!
Shumë vetë janë të ftuar; lista është e gjatë dhe është e bërë plotësisht përmes hirit. Por në këtë shëmbëlltyrë shohim një ftesë të dyfishtë; ata që e marrin këtë ftesë duhet ta pranojnë dhe kur të vijë thirrja ata duhet të jenë të pranishëm. Kur dëgjojmë lajmin e mirë, ftesa për ne është t’i themi “po” Jezusit. Jemi të thirrur të përgjigjemi sipas besimit. Mirëpo jeta e krishterë nuk mbaron këtu, përkundrazi, këtu sapo ka filluar.
Kur na thërret mbreti, kur ftesa për dishepullizim dhe gëzim bëhet personale, atëherë ky është momenti që duhet të lëmë gjithçka që po bëjmë dhe të shkojmë aty ku na thotë mbreti, kudo ku ai na thërret të shkojmë. Jemi thirrur në një jetë me gëzim, ku mbreti dhe mbretëria e tij ndryshojnë, shenjtërojnë dhe i japin formë çdo fushe të jetës sonë. Ai besim që thotë “Po, dua të vij në festë” është besimi që shfaqet kur thërret mbreti. — Stephen Shaffer
Ndërsa luteni, falënderoni Jezusin për ftesën e tij në banketin qiellor.
#fjalëteshpresës #ungjillorëtshqiptare #meditime #kishashqiptare