Lexoni nga Ligji i Përtërirë 5:12-15
Nuk jemi më në Egjipt!
“Dhe mos harro që ke qenë skllav në vendin e Egjiptit dhe që Zoti, Perëndia yt, të nxori që andej me një dorë të fuqishme dhe vepruese;…” (v. 5)
Mund t’ju kujtohet më parë gjatë kësaj serie devocionesh, se 10 Urdhërimet na jepen në dy vende në Bibël. Te Eksodi 20 dhe te Ligji i Përtërirë 5. Ndërsa Eksodi 20 e bazon Sabatin te krijimi, Ligji i Përtërirë 5 e bazon atë te çlirimi.
Ja se cili është arsyetimi i mbajtjes së Sabatit te Ligji i Përtërirë. Dikur ishit skllevër në Egjipt dhe për skllevërit nuk ka pushim. Një skllav detyrohet me forcë që të punojë. Por ne nuk jemi më në Egjipt! Perëndia ju ka shpëtuar nga mbikëqyrësit tuaj. Tani mund të merrni një ditë dhe të pushoni. Prandaj, mos u ktheni më në Egjipt. Mos e merrni sërish atë zgjedhën e rëndë që Perëndia e ka hequr.
Sa herë që e praktikojmë Sabatin, ai është një kremtim për lirinë tonë, që përfundimisht vjen në Jezus Krishtin. Ne mund të ndalojmë punën tonë, edhe pse mund të kemi ende shumë për të bërë, thjesht sepse jemi të lirë. Gjithashtu, është një thirrje për t’i dashur fqinjët tanë, duke kërkuar drejtësi për ata që janë të shtypur dhe të lidhur. Me fjalët e Norma Uirzba (Norma Wirzba), urdhërimi i Sabatit “përmban një nxitje të fortë çliruese”. (Të jetosh Sabatin). Ne i bashkohemi punës së Frymës për të çliruar të robëruarit, cilëtdo qofshin mbikëqyrësit e tyre. Një zemër Sabati rreh me dhembshuri dhe drejtësi për të gjithë. – Brian Keepers
Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për lirinë që keni në Krishtin dhe lutuni për ata që janë viktima të padrejtësisë dhe shtypjes.
#egjipt #11gusht #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android