11

11 Maj

Lexoni nga Filipianëve 1:14-18; Veprat e Apostujve 28:11-31

Me guxim për të folur

Dhe pjesa më e madhe e vëllezërve në Zotin, të inkurajuar nga vargonjtë e mi, kanë marrë më shumë guxim ta flasin pa frikë fjalën. (v. 14)

krishterët që jetonin në Romë dhe Filipi kishin nevojë për kurajë. Cezari në pushtet në atë kohë, Neroni, njihej për tiraninë e tij dhe maninë mbas popullaritetit. Vetëm tre vjet para se Pali të shkruante letrën drejtuar Filipianëve, Neroni urdhëroi vrasjen e mamasë së Palit sepse ai e shihte atë si një kërcënim ndaj sundimit të tij. Pastaj në 18 korrik viti 64 pas Krishtit, shpërtheu zjarri i madh i Romës. Zjarri qëndroi i ndezur për nëntë ditë dhe shkatërroi dy të tretat e qytetit. La me mijëra të vdekur dhe qindra mijëra të pastrehë. Popullsia e qytetit kërkonte përgjigje, dhe fjalët lart e poshtë bënin me përgjegjësi Neronin. Rrjedhimisht, Neroni ua hodhi fajin për zjarrin të krishterëve në Romë dhe urdhëroi që ata të arrestoheshin, t’u hidheshin qenve, të kryqëzoheshin dhe të digjeshin për vdekje.

Pavarësisht nga e gjithë kjo, apostulli na tregon që të krishterët në Romë morën kurajë dhe guxim nga reagimi i Palit ndaj vuajtjeve dhe zinxhirëve të tij. Si rezultat i kësaj, ata i lanë mënjanë frikërat e tyre dhe folën (dhe jetuan) për Krishtin. Ata “e ndanë fjalën pa frikë.” Këta njerëz, duke parë me sy dhëmbët e persekutimit, torturës dhe vdekjes, vendosën të ndiqnin shembullin e Palit dhe guxuan t’u flasin për Krishtin miqve dhe të njohurve të tyre.

Po ne? Po të kishim jetuar në Romë gjatë kësaj periudhe të historisë a do ta kishte dëgjuar njeri zërin tonë në emër të Krishtit? A e dëgjon njeri zërin tonë sot? — David Walls

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju japë kurajën për të ngritur zërin sot për Krishtin.

#fjalëteshpresës#kishashqiptare#ungjillorëtshqiptare#meditime#app#ios#android

Tags: No tags