Lexoni nga Mateu 25:1-13
A jeni gati?
Të mençurat, bashkë me llambat e tyre, morën edhe vajin në enët e tyre. (v. 4)
Dasmat hebreje në shekullin e parë ishin festime për të gjithë komunitetin. Dhëndri duhet të vinte gjatë natës në shtëpinë e nuses për ta çuar atë në shtëpinë e tyre të re. Ishte detyra e shoqërueseve të nuses për ta pritur dhëndrin dhe për ta shoqëruar nusen, duke mbajtur llamba për të ndriçuar rrugën. Shoqërueset e nuses e dinin që dhëndri do të vinte, por nuk e dinin me saktësi se kur, kështu që, duhet të ishin gati për t’i ndezur llambat e tyre kurdoherë që të vinte lajmërimi. Të qenit e papërgatitur do të ishte një ofendim shumë i rëndë si për nusen ashtu edhe për dhëndrin.
Ndryshimi mes virgjëreshave të mençura dhe atyre budallaqe në këtë shëmbëlltyrë nuk ishte që i zuri gjumi, por që disa ishin të përgatitura dhe disa jo. Budallaqet e morën të mirëqenë se pritja për dhëndrin nuk do të zgjaste shumë, kështu që thjesht morën me vete llambat. Të mençurat e dinin se dhëndri mund të vonohej, kështu që ishin të përgatitura me vaj të mjaftueshëm.
Në fund të gjithçkaje, do të bëhet një dasmë e madhe. Në atë pikë, do të jetë tepër vonë për t’u bërë gati, tepër vonë për pendesë dhe besim. Kur virgjëreshat i zuri gjumi, ato ose ishin gati ose nuk ishin, për ardhjen e dhëndrit. Kur të vinte ai, do të ishte tepër vonë. Dera u mbyll për budallaqet dhe ato dëgjuan: “Në të vërtetë po ju them se nuk ju njoh” (v. 12). Ne duhet të jemi gati kur të vdesim. Në ditën e fundit, kur të vdekurit të ringjallen, do të jetë tepër vonë të kërkojmë për vaj, tepër vonë të kthehemi tek Perëndia në pendim dhe besim. Po ju, a jeni gati? — Stephen Shaffer
Ndërsa luteni, i kërkoni Jezusit t’ju bëjë gati dhe të zellshëm për rikthimin e tij.
#fjalëteshpresës #ungjillorëtshqiptare #meditime #kishashqiptare