web-woh-11-nentor

11 Nëntor

Loading poll …
A do ta pranosh Krishtin në jetë tënde?

Lexoni nga 2 Kronikave 6:12-7:3

Nuk ka asnjë Perëndi si ti

Ti i përmbahesh besëlidhjes dhe mëshirës ndaj shërbëtorëve të tu… (v. 14)

Nga të gjitha arritjet e Solomonit, tempulli që ai ndërtoi ishte më domethënësi, në shumë mënyra i pakrahasueshëm me ndërtesat e tjera të kohës. Dhe pavarësisht pikëpyetjeve të tij morale, Solomoni e dinte se prania e Perëndisë ishte thelbësore në jetën e dikujt. Lutja e tij e përkushtimit na jep një shembull për lutjet tona, duke na kujtuar se Perëndia i përmbahet premtimeve të besëlidhjes së Tij dhe e do popullin e Tij me një dashuri të palëkundur dhe të pandryshueshme (v.14). Nuk ka Perëndi si Perëndia i Izraelit.

S’ka rëndësi se ku na çon jeta, lutja e Solomonit gjithmonë na fton që të kthehemi te Perëndia. Shtatë herë ai i kërkon Perëndisë që “ta dëgjonte nga qielli” dhe të vepronte në përgjigje të lutjeve të tyre. Ai përmend gati çdo situatë të mundshme ku ne mund ta gjejmë veten. Mëkatin, padrejtësinë, humbjen në betejë, katastrofat natyrore, fatkeqësitë, gjykimin. Madje ai bën edhe një lutje që përqendrohet te misioni, duke i kërkuar Perëndisë që të dëgjojë lutjet e të huajve që do të vijnë “nga një vend i largët për shkak të emrit Tënd të madh” (v.32)

Në këtë lutje është futur edhe një pyetje profetike: “Por a është në fakt e vërtetë që Perëndia banon me njerëzit në tokë?” (v.18) Ai e pranon që ai tempull s’mund ta nxërë Perëndinë. Këtë s’mund ta bëjnë dot as “qiejt e qiejve”! Por sërish, Gjoni 1:14 na thotë: “Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne.” Te 1 Korintasve 6:19, Pali shton: “trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju…” Çfarë privilegji i madh! S’është nevoja që ne të shkojmë në një tempull për t’u lutur. Prania e lavdishme e Perëndisë është kudo dhe në çdo kohë me ne. S’ka rëndësi se ku na çon jeta, le të kthehemi te Perëndia ynë. Ai do të na dëgjojë nga qielli. – Jon Opgenorth

Ndërsa luteni, adhuroni Perëndinë që dëgjon.

#11nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

Tags: No tags