web-woh-11-prill

11 Prill

Lexoni nga Mateu 14:13-21

Dhembshuri me mrekulli

Dhe të gjithë hëngrën dhe u ngopën; dhe ngritën copat që tepruan, dymbëdhjetë kosha plot. (v. 20)

Çfarë mund të jetë më pak argëtuese sesa bilanci i një buxheti, qoftë në shtëpi, në zyrë apo në kishë? Bota na tregon se në çdo cep të jetës sonë ka mungesa. Pavarësisht sa shumë kemi, shpeshherë ne ndihemi sikur nuk do të jetë e mjaftueshme.

Në leximin për sot, problemi është frika se nuk do të ketë mjaftueshëm. Dishepujt panë një turmë që po e merrte uria në fund të një dite të gjatë. Ata nuk kishin ushqim. Të zënë në kurth dhe të dekurajuar, reagimi i tyre përputhej me ndjenjat që kishin. “Leje turmën që të shkojë…” (v. 15). Por Jezusi reagoi ndryshe. Ai nuk e fiksoi shikimin tek mungesa e burimeve por tek bollëku i nevojës. Dhe, ai kishte besim tek pasuria e Atit të tij. Dishepujt mblodhën atë që ishte në gjendje, vetëm pesë bukë dhe dy peshq, dhe ia dhanë Jezusit. Ai i bekoi, dishepujt i shpërndanë, dhe të gjithë hëngrën mjaftueshëm.

Jezusi nuk i ushqeu njerëzit me qëllim që të vërtetonte se kush është. Por i ushqeu për shkak se është Ai që është. Perëndia është Ai që siguron, dhe ndërsa kërkojmë që Ai të sigurojë për ne, marrim formë si populli i tij. Nevojat tona në këtë botë janë të vërteta, ndërsa burimet janë të kufizuara. Kjo histori na jep një shembull për ta ndjekur. Së pari, të dallojmë bollëkun e Perëndisë, siguruesit tonë. Dhe pastaj, të mbledhim atë që kemi, ta përdorim me besnikëri dhe ta ndajmë me të tjerët sipas mundësisë. — Fred Van Dyke

Ndërsa luteni, merrni në konsideratë një nevojë për të cilën nuk keni burimet për ta përmbushur. I kërkoni Perëndisë ta përmbushë atë nevojë, dhe t’ju tregojë se si do të sigurojë Ai për të.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Tags: No tags