Lexoni nga 2 e Samuelit 11:1-13
Një lidhje kurorëshkelëse
Davidi dërgoi lajmëtarë për ta marrë; kështu ajo erdhi tek ai. (v. 4)
Ngjarja e Davidit dhe Bathshebës është një nga historitë më të famshme në Shkrim. Ajo fokusohet tek Davidi dhe tek veprimet e tij, dhe ashtu duhet të jetë, meqë Davidi është një figurë kryesore në Shkrim, dhe një nga paraardhësit e Jezusit. Mirëpo ndërsa i shohim këto ngjarje, do të marrim në konsideratë edhe rolin e Bathshebës, dhe do të shohim se ku Perëndia i tregon asaj hir dhe restaurim.
Davidin e tërhoqi bukuria e Bathshebës dhe e thirri atë në shtëpinë e tij. Davidi veproi në bazë të dëshirave të tij dhe ata të dy kryen marrëdhënie. A ishte Bathsheba pjesëmarrëse me dëshirën e saj? Nuk e dimë. Padyshim Davidi kishte shumë pushtet mbi të, megjithatë nuk kemi asgjë që të tregojë që ajo bëri rezistencë, dhe autori i 2 e Samuelit e bën zakonisht të qartë kur është rasti (shih kapitullin 13). Më vonë, mesazhi i thjeshtë i saj për Davidin, “Jam me barrë” (v. 5), tregon gatishmërinë e saj për ta lënë atë ta zgjidhte këtë situatë; ajo besonte se Davidi do ta mbronte. Rreziku ishte shumë i madh; sipas ligjit të Moisiut, si Davidi edhe Bathsheba mund të dënoheshin me vdekje për krimin e kurorëshkeljes (Lev. 20:10).
Përpjekja e parë e Davidit për ta mbuluar mëkatin e tij dështoi kur Uriahu, bashkëshorti i Bathshebës, refuzoi të shkonte në shtëpi e të flinte me gruan e tij. A e kuptoi Bathsheba rrezikun me të cilin përballej bashkëshorti i saj tani, për shkak të tradhtisë së saj bashkëshortore? Rezultati i atij mëkati të vetëm do të vazhdonte të përhapej derisa të prekeshin edhe jetë të tjera të pafajshme. — Laura N. Sweet
Ndërsa luteni, kërkoni pendim për çdo mëkat personal që mund të ndikojë tek të tjerët në jetën tuaj.
#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android