web-woh-12-gusht

12 Gusht

Lexoni nga Filipianëve 4:10-20

Të mësojmë si të jemi të kënaqur

“…unë jam mësuar të kënaqem në gjendjen që jam.” (v. 11)

Ah sikur…! E keni gjetur ndonjëherë veten duke i menduar këto dy fjalë? Ah sikur fëmija im të sillej mirë, do të isha më pak i stresuar! Ah sikur të më rritej rroga, do të kënaqesha më shumë në punë! Ah sikur të kisha më shumë kohë, do të përfundoja çdo gjë! Një nga gjërat më befasuese në letrën e Palit drejtuar Filipianëve është fakti se fjalët “Ah sikur” nuk shfaqen askund. Në vend të tyre, Pali përdor një frazë tjetër: “Edhe nëse”.

“…ose me jetën ose me vdekjen…” (shih 1:20). “…edhe nëse vij e ju shoh, edhe nëse jam larg jush” (shih 1:27). “Edhe në bollëk, edhe të kem uri…” (shih 4:12). “…edhe të kem me tepri dhe të vuaj në ngushticë..” (shih 4:12). Gëzimi i Palit nuk varet nga gjërat. Ai ka gjetur sekretin për të qenë i kënaqur pavarësisht nga rrethanat. Cili është sekreti? “Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon.” (4:13)

Ky është sekreti i Palit për të qenë i kënaqur në çdo rrethanë. Bashkësia me Jezusin. Pali e di që i përket Jezusit, pavarësisht gjithçkaje. Dhe vetëm Krishti mund të plotësojë përfundimisht dëshirat më të thella të zemrës së tij. “Ti na ke krijuar për Vete, o Perëndi!”, ka shkruar në librin e tij të famshëm “Rrëfime”Agustini i Hipos. “Dhe zemrat tona nuk janë të qeta derisa gjejnë çlodhje në Ty.”

Sabati na mëson që të çlodhim zemrën vetëm në Krishtin, burimi i vërtetë i gëzimit tonë dhe sekreti i të qenit i kënaqur. Si po ju fton Jezusi sot të gëzoheni në prani të Tij dhe të çlodhni zemrën në Të? – Brian Keepers

Ndërsa luteni, përpiquni të përdorni frazën “edhe nëse”, ndërsa çoni shqetësimet tuaja para Perëndisë.

#tekenaqur #12gusht #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

Tags: No tags