Lexoni nga Filipianëve 1:15-18; 1 e Korintasve 1:10-13
Të merresh me smirën
Disa me të vërtetë shpallin Krishtin edhe për smirë dhe për grindje . . . duke menduar që t’u shtojnë shtrëngime vargonjve të mi. (v. 15, 17)
Është e trishtueshme kur njerëzit sulen për të shkelmuar dikë që tashmë është i shtrirë përtokë. Pyesni Palin po deshët. I prangosur nën arrest shtëpie, ai dëgjon për disa njerëz të cilët po përpiqen t’i shkaktojnë më shumë dhimbje në jetën e tij duke reklamuar veten e tyre në kurriz të tij.
Pali na tregon që ata ishin të motivuar nga “smira dhe grindja.” Këto dy fjalë gjithmonë flasin për një marrëdhënie të prishur. Në një kohë të caktuar këta predikues ishin “me” Palin, në skuadrën e tij, duke e mbështetur. Por tani nuk janë më. Tani ata janë ziliqarë ndaj Palit. “Smira” është një term toksik. Ajo përshkruan një sjellje agresive e cila kërkon t’i bëj dëm një personi tjetër me anë të shpifjeve dhe thashethemeve. Kur e lidh edhe me “grindjen,” e cila e vë theksin mbi ndarjen, përçarjen dhe konkurrencën, atëherë ti fillon të nuhasësh një erë kutërbuese.
Kini parasysh që Pali këtu po përshkruan të krishterë. Këta nuk janë ateistë apo heretikë doktrinash. Ata janë të krishterë të cilët u shfaqën se ishin oportunistë egoistë, të cilët po i japin shtysë vetes së tyre dhe shërbesave të tyre në kurriz të Palit. Ata po kërkonin të ishin më të famshëm se Pali, të fitonin prestigj, vëmendje, duartrokitje dhe ndikim. Dhe ishin të gatshëm të lëndonin gjatë procesit një shok që tashmë ishte duke vuajtur.
Sa shumë nga ajo që bëjmë ne apo themi është e shtyrë nga smira dhe rivaliteti? Hapni sytë se mos shërbimi juaj është thjesht një mjet për të mbledhur më shumë duartrokitje dhe prestigj nga të tjerët. — David Walls
Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’jua pastrojë zemrën nga smira dhe grindja.
#fjalëteshpresës#kishashqiptare#ungjillorëtshqiptare#meditime#app#ios#android