web-woh-12-nentor

12 Nëntor

Loading poll …
A do ta pranosh Krishtin në jetë tënde?

Lexoni nga Veprat e Apostujve 13:1-3

Fryma flet

Atëherë, pasi agjëruan dhe u lutën, vunë duart mbi ta dhe i nisën. (v. 3)

Jam dyshues sa herë që dëgjoj dikë të thotë: “Fryma e Shenjtë më tregoi.” Kam dëgjuar njerëz ta shtojnë këtë frazë për t’i shtuar autoritet mendimit të tyre. Vras mendjen se nga e kanë ditur që ishte Fryma e Shenjtë? Akomë më keq, disa kanë përjetuar abuzim me autoritetin shpirtëror në kishë me një qasje të tillë të paprovueshme. Pra, nga e dinte Kisha e hershme që ishte Fryma? Veprat e Apostujve 13 na jep disa shenja të rëndësishme për ta dalluar.

Fryma flet gjatë një kohe adhurimi dhe agjërimi në kishë. Nuk është një përvojë që e përjetoni vetë. Njerëzit vijnë nga prejardhje të ndryshme etnike, gjeografike dhe sociale, madje mund të jenë edhe zyrtarë. Udhëzimi i marrë është në përputhje me teologjinë biblike dhe me thirrjen e shkuar. Jezusi tha që dishepujt do të ishin dëshmitarët e Tij “deri në skajin e dheut.” (Veprat e Apostujve 1:8). Ai e kishte thirrur tashmë Palin “për të çuar emrin e Tij përpara johebrenjve” (Veprat e Apostujve 9:15). Kjo nuk është diçka e re. Pastaj, përpara se të dërgonin Palin dhe Barnabën, ata u lutën dhe agjëruan më shumë.

Fryma ende u flet atyre që marrin kohë për të dëgjuar. E kam parë këtë në Uganda. Çdo të enjte një grup ndërmjetësuesish agjërojnë nga agimi deri në muzg për të adhuruar dhe për t’u lutur. Ata praktikojnë atë që përfytyroj se bënte kisha në Antioki. Mes adhurimit dhe lutjes, njerëzit tregojnë se si kanë ndjerë se Perëndia u ka folur. Të gjitha vërtetohen në Shkrim dhe i nënshtrohen komunitetit për mendjemprehtësi. Kur ne e kërkojmë Perëndinë në këtë mënyrë, mund t’i besojmë asaj që na thotë Fryma. – Jon Opgenorth

Ndërsa luteni, kërkoni që të dëgjoni atë që Fryma po thotë.

Tags: No tags