web-woh-12-prill

12 Prill

Lexoni nga Mateu 12:38-42

Asnjë shenjë përveç Jonas

Një brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon shenjë, por shenjë nuk do t’i jepet, përveç shenjës së profetit Jona. (v. 39)

Kur lexoj këtë këmbim fjalësh mes Jezusit dhe farisenjve, befasohem fillimisht që Jezusi refuzon një mundësi për ta vërtetuar vetveten. Megjithatë, përgjatë ungjijve shohim se janë vetëm dy arsye gjithsej që Jezusi bën ndonjë mrekulli. E para është dhembshuria që Ai ka për njerëzit. Dhe arsyeja e dytë është që të konfirmojë besimin e atyre njerëzve që e adresojnë atë tek Ai, siç ishte gruaja me rrjedhjen e gjakut. Fillimisht ajo e prek Jezusin për shkak të nevojës së saj, dhe pastaj shërohet me anë të besimit të saj.

Leximi ynë sot nga Mateu na tregon përjashtimin e vetëm. Jezusi i drejton farisenjtë tek ajo. Jezusi u thotë atyre se shenja e Jonas ishte ringjallja prej së vdekurish. I zënë në kurth për tri ditë në barkun e një peshku të madh, Jona i klithi Perëndisë: “Ujërat më kanë rrethuar deri në shpirt . . . por ti e ngrite jetën time nga gropa, o ZOT, Perëndia im” (Jon. 2:6-7). Ajo e Jonas ishte një lloj ringjalljeje dhe i bën jehonë ringjalljes së Jezusit.

Mrekullia e vetme që Jezusi kreu për të vërtetuar veten e tij ishte duke u ringjallur prej së vdekurish. Shenja e Jonas është fillimi i përgatitjeve të ungjijve për pikën kulmore të historisë së tyre, pra, ringjalljen prej së vdekurish, provën për identitetin e Jezusit. A po kërkoni mrekulli si prova për praninë e Perëndisë? Vështroni me besim tek shpëtimtari ynë i ringjallur. — Fred Van Dyke

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për mrekullinë e ringjalljes së Jezusit. Rrëfeni përsëri besimin tuaj tek Jezusi, ose për herën e parë.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Tags: No tags