Lexoni nga 2 e Samuelit 11:14-27
Një veprim vrastar
Ajo që Davidi kishte bërë nuk i pëlqeu ZOTIT. (v. 27)
“Por secili tundohet i tërhequr dhe i ndjellur nga dëshirimi i vet”, na paralajmëron Jakobi tek Dhjata e Vjetër. “Pastaj dëshirimi, si mbarset, pjell mëkatin dhe mëkati, si të kryhet, pjell vdekjen” (Jak. 1:14-15). Në fund, mëkati të çon edhe në vdekjen frymërore edhe në atë fizike. Ndërkohë që Davidi përpiqej të mbulonte mëkatin e vet, ai ju fut një “valleje” që të çonte në më shumë mëkate dhe në vdekjen e një njeriu të pafajshëm.
Kur Sauli dëshironte ta hiqte qafe Davidin, ai u përpoq t’i ujdiste rrethanat në atë mënyrë që Davidi të mund të vritej në betejë. Në një paralelizëm të frikshëm, tani edhe Davidi bëri të njëjtën gjë duke i kërkuar Joabit, komandantit të tij, që ta caktonte Uriahun në kulmin e betejës ku ai me siguri do të vritej. Plani funksionoi dhe Uriahu nuk ishte më një problem për Davidin dhe Bathshebën. Davidi lëvizi me shpejtësi; sapo mbaroi periudha e zisë nga ana e Bathshebës (me shumë mundësi rreth shtatë ditë), Davidi u martua me të, në mënyrë që lindja e foshnjës nuk do të nxirrte në pah kurorëshkeljen e tyre. Mirëpo edhe pse çifti mund t’u kishte shpëtuar akuzave zyrtare, Perëndia ishte në dijeni të veprimit vrastar, dhe atij nuk i pëlqeu ajo që kishte bërë Davidi.
A vajtoi Bathsheba për Uriahun, bashkëshortin e saj? A pati ndonjë brejtje të ndërgjegjes për veprimet e saj? Nëse nuk po vajtonte vdekjen e tij, do të vajtonte shumë shpejt. Kishte ende shumë pasoja të mëkatit të tyre që nuk kishin ardhur ende. — Laura N. Sweet
Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju tregojë për ndonjë dëshirë të paperëndishme që mund t’ju çojë në mëkat.
#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android