Lexoni nga Filipianëve 1:18-21
Gëzim që nuk mund të vidhet
Do të gëzohem, sepse e di, se kjo do të më dalë për shpëtim, me anë të lutjes suaj dhe me ndihmën e Frymës së Jezu Krishtit. (v. 18-19)
C. S. Ljuis dikur shkroi: “Qëllimi përfundimtar i Perëndisë në gjithë punën e tij është të rrisë gëzimin.” Në këtë pjesë të Shkrimit, Pali deklaron që pavarësisht se çfarë i ndodh atij, askush nuk do t’ia vjedh gëzimin. Ai e thotë me forcë, “unë do të gëzohem.” Këto fjalë tregojnë një vendim të vullnetit. Pali nuk është se u pengua dhe u përplas me gëzimin apo anonte natyrshëm nga ajo anë. Ai zgjodhi të adoptonte një qëndrim me gëzim edhe kur përballej me fatkeqësi.
Dhe ai është i sigurtë ta mbaj këtë gëzim që ka sepse ai di dy gjëra: (1) Të krishterët në kishë po luten për të, dhe (2) Fryma e Shenjtë po i siguron atij pa ndërprerje praninë e gjallë ë Jezus Krishtit. Aftësia e Palit për t’i parë rrethanat e tij shumë të vështira me gëzim varej nga ndikimi mbështetës i Frymës së Shenjtë dhe nga lutjet e të krishterëve.
A luteni ju për pastorin tuaj? Edhe nëse pastori juaj është i fuqizuar, i vajosur dhe i mbushur me Frymën e Shenjtë, ai ose ajo prapë kanë nevojë që ju të luteni. Për çfarë duhet të luteni? Lutuni që ai do të ketë gëzim! Lutuni që ai do ta ndjejë dhe do ta përjetojë fuqinë hyjnore të Frymës së Shenjtë në mënyra të reja e të freskëta. Lutuni që Krishti do të jetë në qendër të jetës së tij dhe të mesazhit të tij. Lutuni që ai do të vazhdojë përpara dhe nuk do të lejojë përvojat negative apo njerëzit ta shpërqendrojnë apo ta shkurajojnë. — David Walls
Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë të luteni çdo ditë për pastorin tuaj.
#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android