woh-13-mars-web1

13 Mars

Lexoni nga Mateu 25:31-46

Delet dhe cjeptë

Dhe delet do t’i vërë në të djathtë të tij dhe cjeptë në të majtë. (v. 33)

Delet janë kafshë që ndjekin, kurse cjeptë shkojnë ku u pëlqen atyre. Tek Gjoni 10, Jezusi thotë se delet e dëgjojnë zërin e bariut dhe “e ndjekin atë” (v. 3-4). Nuk është e thënë për delet të jenë kafshët më të zgjuara dhe më të shkathëta. Ato thjesht i zënë besë bariut të tyre dhe e dëgjojnë atë, duke e ditur se ai do t’i ruajë dhe do të kujdeset për to. Ne duhet të jemi si delet.

Cjeptë janë histori tjetër. Cjeptë nuk njihen si kafshë të dëgjueshme apo që të ndjekin. Ato mendojnë se e dinë vetë rrugën më të mirë. Ato përtypin çdo gjë, hipin ngado dhe shkojnë kudo ku u duket se mund të shkojnë.

Tek Mateu 25, Jezusi e krahason rikthimin e tij në lavdi me një bari që ndan delet nga cjeptë (v. 31-33). Prova, ose treguesi i dukshëm, nëse dikush është dele apo cjap duket nga mënyra se si e trajtojnë ata të dobëtin, të uriturin dhe të jashtmin. Jezusi thotë se mënyra si i trajtojmë këta është mënyra si e trajtojmë ne Jezusin. Refuzimi apo neglizhimi ndaj këtyre njerëzve është njësoj me refuzimin apo neglizhimin ndaj tij. E mirëpresim apo jo një të huaj do të jetë provë për të parë nëse e mirëpresim realisht Jezusin apo jo (v. 34-46). Kjo është ajo që na thotë Jezusi.

Delet ndjekin bariun, kurse cjeptë shkojnë ku të duan. Jezusi është duke lëvizur për ata që janë të dobët, të varfër, të refuzuar, të zhveshur, të burgosur. Dishepullizim do të thotë të ndjekim Jezusin. Mos u bëni një dele për shkak se keni frikë mos jeni një cjap, edhe pse gjykimi është real. Por bëhuni një dele që rri pranë Jezusit dhe e ndjek atë. — Stephen Shaffer

Ndërsa luteni, i kërkoni Jezusit t’ju prijë si një bari.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android #pashke

Tags: No tags