web-woh-13-nentor

13 Nëntor

Loading poll …

Lexoni nga Veprat e Apostujve 16:16-34

Të këndosh në mes të vuajtjeve

Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; (v. 25)

Një njeri i guximshëm që njoh jeton në Butan. Aty ndarja e Ungjillit është e ndaluar. Një të diel takova një grup të krishterësh në shtëpinë e tij. Mbeta i habitur kur i dëgjova të këndonin himne të gëzueshme që mund të dëgjoheshin në lagje. Ai më tregoi se të gjithë përreth e dinin se ata ishin të krishterë dhe shtoi: “Edhe po më arrestuan s’ka gjë, sepse edhe ata që janë në burg kanë nevojë për Ungjillin.

Kjo më bëri të mendoj për Palin dhe Silën në burgun në Filadelfi. Ata u akuzuan padrejtësisht, u rrahën me kamzhik, i goditën me shkopinj dhe i futën në qelinë më të thellë dhe ia shtrënguan këmbët në dru. Çfarë bënë ata? Ata u lutën dhe kënduan himne. Të tjerët dëgjonin. Autori i Kishës së hershme, Tertuliani, shkruan: “Këmbët nuk i ndien në dru, kur zemra është në qiell.” Pali dhe Sila kishin vetëbesim te thirrja e Perëndisë për të qenë në Filipi, sepse panë në vegim një njeri nga Maqedonia që i kërkonte që të shkonin aty (Veprat e Apostujve 16:9). Ata nuk e dinin se aty i priste një burgim i padrejtë, vetëm që Perëndia i thirri që të predikonin. Burgu nuk do ta pengonte misionin.

Jezusi i premtoi dishepujve të Tij: “…në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!” (Gjoni 16:33). Në çfarëdolloj sfidash që mund ta gjejmë veten, le të mos dekurajohemi. Pali më vonë shkruan: “Ne jemi të shtrënguar në çdo mënyrë, por nuk jemi të ngushtuar deri në fund; jemi ndërdyshas por jo të dëshpëruar; jemi të përndjekur por jo të braktisur; të rrëzuar, por jo të shkatërruar;” (2 Korintasve 4:8-9) Kështu qofshim! Të tjerët mund të jenë duke dëgjuar. – Jon Opgenorth

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë kurajo në situata të vështira.

#13nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags