Lexoni nga Hebrenjve 4:1-11
Të bëjmë prova për në Parajsë
“Mbetet, pra, një pushim i së shtunës për popullin e Perëndisë.” (v. 9)
I madhi Albert Ajnshtajn po udhëtonte me tren nga Prinstoni në Nju Xhersi. Kur faturinoja erdhi për të marrë biletat, Ajnshtajni u xhindos, sepse nuk po e gjente dot të tijën. Faturinoja e siguroi: “Dr. Ajnshtajn, jam i sigurt që keni blerë biletë. Mos u shqetësoni, e di se kush jeni.” Ajnshtajni iu përgjigj: “Djalosh, edhe unë e di se kush jam. Ajo që nuk di është se ku po shkoj.”
Kjo histori, edhe pse e pavërtetuar, na tregon një argument të rëndësishëm. Nuk mjafton që të dini se kush jeni. Duhet gjithashtu që të dini se ku po shkoni. Autori i letrës së Hebrenjve donte që t’i kujtonte të krishterët e hershëm se cilët ishin dhe se ku po shkonin. Ai i paralajmëroi që të mos bëheshin si paraardhësit e tyre që e kishin ngurtësuar zemrën e tyre ndaj Perëndisë. Si rezultat i kësaj, ata nuk mund të hynin në Tokën e Premtuar, në vendin e prehjes. Ai shkruan: “Mbetet, pra, një pushim i së shtunës për popullin e Perëndisë.” “Le të përpiqemi, pra, të hyjmë në atë prehje, që askush të mos bjerë në atë shembull të mosbindjes.” (v. 9, 11)
Rabini Abraham Xhoshua Heshel thotë se Sabati është një parashije e botës që do të vijë. Duke zbatuar Sabatin ne “bëjmë prova për në Parajsë”. Na drejton përtej botës së tanishme dhe drejt destinacionit përfundimtar: prehjes së përjetshme me Perëndinë në krijimin e ri të Perëndisë. Një zemër Sabati e jeton çdo ditë duke patur në mendje destinacionin. Sot bëni prova për në Parajsë, duke kujtuar që jeni një fëmijë i përjetësisë dhe në mëshirën e madhe të Perëndisë, e ardhmja juaj është e sigurt. – Brian Keepers
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë që ta jetoni çdo çast sot në dritën e shpresës tuaj të ardhshme.
#parjsa #14gusht #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android