web-14-maj-woh

14 Maj

Lexoni nga Filipianëve 1:19-26

Parajsa

Për mua të jetuarit është Krishti dhe të vdekurit fitim . . . Dëshira ime është të ndahem dhe të jem bashkë me Krishtin, shumë herë më mirë. (v. 21, 23)

Ndërsa Pali shqyrtonte rrethanat e tij dhe rezultatet e mundshme të procesit të tij gjyqësor, perspektiva e tij nuk ishte e kufizuar ndaj përfundimeve të një periudhe kohore të caktuar. Pali me sytë e tij ndoshta po shihte derën e qelisë së tij, por me sytë e mendjen ai shihte derën e parajsës.

Kur ai shkruan për “çlirimin” e tij (vargu 19), fjala në greqisht që ai përdor është soterian, e cila është përkthyer zakonisht si “shpëtim.” Pali e kupton shpëtimin e tij personal si “çlirim” – çlirim nga mëkati dhe pasojat e tij nëpërmjet faljes në Krishtin Jezus, çlirim nga një jetë e cila është e ndrydhur dhe e ngushtë në një jetë që është “e bollshme dhe falas” në Krishtin Jezus, dhe çlirim nga kjo jetë e përkohshme në tokë në jetën e përjetshme në qiell.

Ai madje flet për parajsën si “leverdi,” një term kontabiliteti që tregon një fitim të nxjerrë. Ndarja përfundimtare e aksioneve për Palin është të jetë me Krishtin në parajsë. Meqë ra fjala, Pali pret që mbas vdekjes së tij të jetë i pranishëm me Krishtin në mënyrë të ndërgjegjshme. Jo si ndonjë udhëtim ndërplanetar i shpirtit derisa të gjej shtëpinë e përsosur të pushimit të përjetshëm. Pali as nuk përmend ndonjë ndalesë të ndërmjetshme ose shans të dytë për të besuar tek Krishti. Jo, siguria e tij është që menjëherë pas vdekjes së tij dhe për shkak të besimit të tij në punën e Krishtit, ai do të jetë në parajsë me Krishtin. A e keni edhe ju të njëjtën shpresë si Pali? — David Walls

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë të vazhdoni të shikoni drejt shpresës suaj në parajsë.

#fjalëteshpresës#kishashqiptare#ungjillorëtshqiptare#meditime#app#ios#android

Tags: No tags