woh-14-mars-web

14 Mars

Lexoni nga Gjoni 13:1-17

Larja e këmbëve

Hodhi ujë në një legen, dhe filloi të lante këmbët e dishepujve. (v. 5)

A siguroheni që t’i keni larë duart përpara se të hani? Me shumë gjasa, shumicën e kohës i lani vetë duart. Mirëpo, në botën e lashtë, zakoni ishte që përpara vaktit të laheshin këmbët. Njerëzit ecnin nëpër rrugë që ishin plot pluhur dhe këmbët i kishin të pista. Kur hynin në shtëpinë e dikujt, atëherë i zoti i shtëpisë i kërkonte njërit prej shërbëtorëve të lante këmbët e mysafirit.

E megjithatë, kur Jezusi festoi pashkën me dishepujt e tij, ai nuk i kërkoi ndonjë shërbëtori që të lante këmbët e tyre. Përkundrazi, u ngrit nga tavolina, hoqi mantelin e tij, lidhi një peshqir në mes, hodhi ujë në një legen dhe filloi të lante këmbët e dishepujve (v. 3-5). Ky Jezus, që ishte mësuesi dhe mjeshtri i tyre, mori pozitën më të ulët të dikujt që lante këmbët, pra, rolin e një shërbëtori. Pjetri u skandalizua dhe e refuzoi. Kur Jezusi nguli këmbë, Pjetri shkoi në anën e kundërt, dhe i kërkoi Jezusit ta lante të gjithin. Jezusi vazhdoi me durim t’u lante këmbët (v. 6-10) dhe kur mbaroi, u shpjegoi se çfarë kishte bërë. Edhe pse ishte eprori i tyre, Jezusi nuk nguli këmbë tek pozita e lartë apo tek roli që nderohej, por e përuli veten e tij për të bërë një punë që ata do të mendonin se ishte tepër e ulët për ta. Dhe me këtë, ai u dha atyre një shembull për të ndjekur (v. 12-17).

Jezusi na tregon se madhështia gjendet në përulësi. Edhe pse ai ka emrin që është përmbi çdo emër (Fil. 2:9), Jezusi e përuli veten e vet dhe i thërret dishepujt e tij ta ndjekin në shtegun e shërbimit me përulësi. — Stephen Shaffer

Ndërsa luteni, i kërkoni Jezusit t’ju mësojë të ecni në rrugën e tij të përulur.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android #pashke

Tags: No tags