web-woh-14-nentor

14 Nëntor

Loading poll …

Lexoni nga Romakëve 8:18-30

Kur fjalët dështojnë

Vetë Fryma ndërhyn për ne me psherëtima të patregueshme. (v. 26)

Koha në lutje mund të jetë e mbushur plot me biseda të këndshme me Atin tonë Qiellor. Ka raste kur nuk na dalin fjalë. Thjesht nuk dimë se për çfarë të lutemi. Dhimbja dhe vuajtjet tona janë në mospajtim me lavdinë e përjetshme që na premtohet në Krishtin. Ne klithim, psherëtijmë. Dëshirojmë që gjithçka të jetë mirë dhe e plotësuar. Në heshtje mund të ndihemi vetëm. Por nuk jemi. Vargu 26 është një dhuratë e çmuar kur nuk na vijnë fjalët në kohën tonë të lutjes.

Fryma “na ndihmon në dobësitë tona” (v.26). Fuqia e foljes nënkupton se Fryma merr mbi Vete barrën tonë. Më pas, Fryma “ndërhyn për ne me psherëtima të patregueshme.” Mbiemri alaletos drejtpërdrejt ka kuptimin “fjalë të heshtura”. Në një mënyrë këto psherëtima ndërmjetësimi të Frymës mbajnë rënkimet e krijimit (v. 22) dhe rënkimet tona (v. 23) Fryma mban mospërputhjen e dhimbjeve dhe dëshirave tona, duke i çuar të gjitha para Atit me një lutje pa fjalë, që është “sipas vullnetit të Perëndisë” (v. 27)

Kur fjalët dështojnë, ajo që duhet të bëjmë është të qëndrojmë në prani të Perëndisë dhe ta lejojmë Frymën e Shenjtë të bëjë punën e vështirë. Xhon Kalvin shkruan: “Kjo është një arsye e mrekullueshme për të forcuar vetëbesimin tonë, që ne dëgjohemi nga Perëndia kur lutemi përmes Frymës së Tij.” Mbase kjo është ajo që nënkupton edhe Psalmi 46:10: “Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi;” Le të marrim zemër duke e ditur që Perëndia i dëgjon të gjitha thirrjet dhe psherëtimat tona. Ne nuk jemi vetëm. – Jon Opgenorth

Ndërsa luteni, çoni para Perëndisë dëshirën tuaj të heshtur.

#14nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

web-dita-82-woha-82

Perëndisë i besojmë

Dita 82 | Lexoni nga Psalmi 56 “Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti. Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; kam vënë besimin tim te Perën ...

web-dita-81-woha-81

Shikoni lart

Dita 81 | Lexoni nga Psalmi 71 “Sepse ti je shpresa ime, o Zot...” (v. 5) Është një shprehje: “të gjendesh mes dy zjarresh.” Kur isha e vogël prindërit ...

web-dita-80-woha-80

Jo vetëm

Dita 80 | Lexoni nga Psalmi 34 “Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer...” (v. 18) Kur isha 21 vjeçe, u diagnostikova me një sëmundje mendore ...

web-dita-79-woha-79

Ki besim te Zoti

Dita 79 | Lexoni nga Psalmi 27 “Ki besim të madh te Zoti.” (v. 14) Çfarë mund të jetë më shqetësuese se të presësh mëngjesin netet kur ankthi ju lë pa g ...

web-dita-76-woha-76

Deri kur, o ZOT?

Dita 76 | Lexoni nga Psalmi 13 “...unë kam besim në mirësinë tënde.” (v. 5) Në jetë kam patur raste kur kam ndier një dëshpërim të thellë. Më dukej siku ...

web-dita-75-woha-75

Gëzohu, botë

Dita 75 | Lexoni nga Psalmi 98 “Dërgojini britma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës, shpërtheni në këngë gëzimi, ngazëlloni dhe këndoni lavde.” (v. ...

Tags: No tags