Lexoni nga 2 e Samuelit 12:15-25
Mëshirë e rreptë
ZOTI e deshi. Pastaj dërgoi një mesazh me anë të profetit Nathan që i vuri emrin Jedidiah. (v. 24-25).
Në autobiografinë e tij me titull, “Një mëshirë e rreptë”, autori Sheldon Vanoken reflekton mbi vdekjen e bashkëshortes së tij me këto fjalë: “Ajo vdekje, e mbushur me kaq shumë vuajtje për të dy ne . . . ishte megjithatë një mëshirë e rreptë. Një mëshirë aq e rreptë sa vdekja, një rreptësi aq e mëshirshme sa dashuria”. Edhe ndërsa mbante zi, Vanoken kuptoi se Perëndia po e tërhiqte më afër vetes së tij për ta ngushëlluar me dashurinë e tij; vajtimi dhe ngushëllimi shkonin krahë për krahë bashkë.
Pasazhi i sotëm nxjerr në pah pikëllimin dhe pendimin e Davidit ndërkohë që i përgjërohej Perëndisë për t’ia kursyer të birin. Kur fëmija vdiq, ai u ngushëllua duke e ditur se një ditë do të “shkonte tek ai” (v. 23). A përjetoi edhe Bathsheba një pendesë të ngjashme? Pavarësisht nga faji i përbashkët për tradhtinë dhe vdekjen e Uriahut, bashkëshortit të saj, ajo me siguri kishte të përbashkët gjykimin. Padyshim zemra e saj prej nëne u copëtua nga humbja e birit të saj. Prapëseprapë, edhe në këtë pikëllim ne shohim që ajo merr hir; tri herë në këtë kapitull Bathshebës i referohen si bashkëshortja e Uriahut, mirëpo në vargun 24 lexojmë: “Davidi ngushëlloi Bathshebën, bashkëshorten e tij”. Davidi dhe Bathsheba patën një fillim të ri, së bashku dhe me Perëndinë.
Ky fillim i ri u shënjua me lindjen e një djali tjetër, Salomonit, që ishte trashëgimtari i fronit të Davidit. Perëndia i siguroi për dashurinë e tij, duke e quajtur djalin “Jedidiah”, që do të thotë “I dashur nga Zoti (Jahveh) (v. 25). Mëshira e tij e rreptë i kishte udhëhequr ata drejt faljes dhe restaurimit. — Laura N. Sweet
Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë edhe për mëshirat e Tij të rrepta, që na ngushëllojnë në pikëllim.
#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android