web1-woh-15-gusht

15 Gusht

Loading poll ...

Lexoni nga Isaia 30:12-17

Shabati na ruan

“Duke u kthyer tek unë dhe duke pushuar tek unë, do të shpëtoni;” (v. 15)

Sot është devocioni ynë i fundit mbi Sabatin. Nuk më shpëtoi ironia që, ndërsa e shkruaja këtë, po punoja gjatë Sabatit për të përfunduar dhe për të arritur afatet. Është shumë e lehtë të rrëshkasës në kornizat e frytshmërisë dhe punës së tepërt dhe të shpërfillës nevojën e thellë për të pushuar.

Izraelitët e dinin sa e lehtë ishte që të rrëshkisnin në kornizat e punës së tepërt dhe ta vendosnin besimin e tyre te njerëzit e gjërat dhe jo te Perëndia, gjë që u solli vetëm shtypje dhe shkatërrim. Perëndia u flet zemrave të tyre të shqetësuara, duke i thirrur te Vetja: “Duke u kthyer tek unë dhe duke pushuar tek unë, do të shpëtoni; forca juaj qëndron në qetësinë dhe në besimin tuaj.” (v. 15)

Më lejoni që të them disa gjëra të fundit për Sabatin. Së pari, mbani mend që urdhërimi i Perëndisë për të zbatuar Sabatin nuk është një mjet për shpëtimin, por një rezultat i shpëtimit. Ne nuk i bindemi Perëndisë për të shkuar te Ai që të na shpëtojë. Ne i bindemi, sepse, në Krishtin, Perëndia tashmë na ka shpëtuar dhe ky është kuptimi i vërtetë i të qenit populli i Tij. Së dyti, Jezusi na kujton se Sabati është për njerëzit dhe jo njerëzit për Sabatin. (shih Mk. 2:27) Kur ne tregohemi legalistë për Sabatin, ai shndërrohet në një detyrë pa gëzim dhe jo një dhuratë kënaqësie. Së treti, hebrenjtë e zbatonin Sabatin, sepse e dinin se në fund ishte Sabati ai që i ruante ata. Dhe kështu është edhe për ne. Zot i Sabatit t’ju mbajë në prehjen e tij dhe u bëftë forca juaj! – Brian Keepers

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju mbajë në prehjen e Tij dhe t’ju ndihmojë ta bëni Sabatin një mënyrë jetese.

#shabati #15gusht #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

 

Tags: No tags