web-woh-15-maj

15 Maj

Lexoni nga Filipianëve 1:27-30

Krishtërim me intervale

Ju veç, silluni denjësisht ndaj ungjillit të Krishtit. (v. 27)

Gruaja shkroi në letrën e saj: “Pastor, unë kam qenë e krishterë për njëzet vjet – me intervale.” Pali dhe shkrimtarët e Dhiatës së re nuk ishin të interesuar për krishtërim “me intervale.” Ata ishin të zjarrtë rreth praktikimit të përditshëm të besimit të tyre. Prandaj edhe Pali shkruan rreth “sjelljes suaj të denjë.” Kjo shprehje vjen nga një fjalë nga e cila rrjedh fjala jonë “politikë.” Fjalë për fjalë do të thotë “të jetosh si një shtetas dhe të kryesh obligimet e veta si një shtetas.”

Qyteti i Filipisë krenohej me veten që ishte një koloni romake. Ata mburreshin rreth faktit që strehonin shumë njësi të ushtrisë romake në qytetin e tyre dhe ishin të emocionuar që Filipia mund t’u ofronte njerëzve nderin e shtetësisë romake.

Sado të rëndësishme dhe të vlefshme që të gjitha ato mund të kenë qenë, Pali donte t’u kujtonte miqve të tij të krishterë në Filipi që ata kanë një besnikëri më të madhe, më të lartë sesa Roma. Më vonë gjatë kësaj letre, Pali thotë që “shtetësia jonë është në qiell” (3:20). Ai po u kujton të krishterëve nga të gjitha kombësitë dhe shtetësitë që ne kemi një thirrje, një përgjegjësi si qytetarë të qiellit, të jetojmë në një mënyrë që jetët tona të reflektojnë sa më mirë ungjillin e Krishtit.

Kur njerëzit të rrinë me ne, ata duhet të jenë në gjendje të shijojnë një grahmë nga lajmi i mirë. Ata nuk duhet të kenë nevojë të shohin pasaportat tona për të përcaktuar shtetësinë tonë të vërtetë. — David Walls

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë ta jetoni jetën si qytetarët e tij këtu në tokë.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Tags: No tags