web-woh-15-nentor

15 Nëntor

Loading poll …
A do ta pranosh Krishtin në jetë tënde?

Lexoni nga Zbulesa 4

Lutje në qiell

Nuk pushojnë kurrë, as ditë as natë, duke thënë: ”I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë…” (v. 8)

Nuk i dimë fjalët e para të lutjes së dikujt kur “njerëzit filluan të kërkonin emrin e ZOTIT” (Zanafilla 4:26). Por dimë fjalët e lutjes që do të jehojnë përgjatë përjetësisë. Katër krijesat e gjalla të Zbulesës 4 nuk ndalojnë kurrë së luturi: “I Shenjtë, i Shenjtë, i Shenjtë është Zoti Perëndi, i Plotfuqishmi” (v. 8). 24 pleqtë u bashkohen: “Ti je i denjë o Zot!” (v. 11).

Kur isha fëmijë, mbaj mend që ndihesha i zhgënjyer kur mësova që Parajsa do të jetë një shërbesë e përjetshme adhurimi. Kjo sepse, nuk e kuptoja mjaftueshëm bukurinë e lavdisë së Perëndisë, në krahasim me thellësinë e mëkatit tim, nga i cili më shpëtoi Krishti. Ende “di pjesërisht” (1 Korintasve 13:9), por po mësoj më shumë. Koha e kaluar me një grua iraniane të quajtur Efat, më ndihmoi të kuptoja më mirë se pse nuk do të lodhem kurrë.

Efati erdhi në një konferencë në një vend sekret për kishën e fshehtë të Iranit. Tani në të 60-at, ajo ka përballuar një jetë nën regjimin e keq që të kontrollonte gjithë jetën. Shtatë vjet përpara se ta takoja, ajo ishte bërë besimtare, por s’kishte qenë kurrë me të krishterë të tjerë. Ajo as nuk ishte pagëzuar, apo të kishte provuar Darkën e Zotit. Një mëngjes e gjeta duke kërcyer me krahët e shtrirë, ndërsa po përlëvdonte Jezusin. Fytyra e saj rrezantonte një gëzim që s’mund të lodhet kurrë. E përfytyroj se përvoja jonë në Parajsë do të jetë kështu. Siç thotë Pali, ne jemi tranformuar “në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi” (2 Korintasve 3:18) Edhe nëse është e vështirë për t’u përfytyruar, ne kurrë s’do të lodhemi nga një lavdi e tillë. – Jon Opgenorth

Ndërsa luteni, adhuroni lavdinë e Perëndisë.

#15nentor #lutje #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

Tags: No tags