Lexoni nga Gjoni 11:17-44
Mrekullia e kumtimit
Atëherë i vdekuri doli, me duart e këmbët të lidhura me rripa pëlhure dhe me fytyrën të mbështjellë në një rizë. Jezusi u tha atyre: “Zgjidheni dhe lëreni të shkojë!”. (v. 44)
Vdekja mund të duket si një rrëmbyes mizor, rrëmbyesi përfundimtar që ndan të gjallët nga të vdekurit.
Pasazhi menjëherë përpara leximit tonë për sot na tregon se Jezusi e dinte se Llazari, miku i tij, po vdiste. E megjithatë, Jezusi e vonoi qëllimisht ardhjen e tij në kohë tek Llazari për t’i dhënë atij një kurë. Maria, motra e Llazarit ia tha pa iu dridhur qerpiku: “Zot, po të ishe këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur” (v. 21). Pikëllimi i motrave të Llazarit, Marisë dhe Martës, po ashtu edhe vetë pikëllimi i Jezusit, ishte shumë i madh. Në vargun 33, folja “taraso” në greqisht që është përdorur për të përshkruar reagimin e Jezusit, do të thotë “i trazuar dhe i turbulluar edhe në kuptimin fizik edhe atë mendor”.
Jezusi e di që ka diçka të gabuar rreth vdekjes. Trupi i Llazarit ishte në një shpellë, dhe një gur mbulonte të çarën e shpellës. Llazari kishte vdekur vërtetë, dhe kishte qenë i vdekur prej katër ditësh. Mirëpo, Jezusi lëshoi këtë urdhërim në drejtim të kufomës së Llazarit: “Llazar, dil jashtë!” (v. 43). Dhe ai doli, i lidhur duar e këmbë me pëlhurat që e kishin mbështjellë.
Kjo është dita e provës, pra, një përgatitje për siparin që është gati për t’u ngritur për mrekullinë më të madhe nga të gjitha. Por sigurohuni në këtë çast që, ashtu siç mund të keni besim tek Jezusi në jetë, mund edhe të keni besimin se Ai do të sjellë jetë nga vdekja. — Fred Van Dyke
Ndërsa luteni, merrni në konsideratë si do të ishte jeta pa frikën e vdekjes. I kërkoni Jezusit t’ju ndihmojë ta gjeni këtë jetë tek Ai.
#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android