Lexoni nga 1 e Mbretërve 1:11-31
Një këshilltar i respektuar
Bath-Sheba u përul dhe ra përmbys përpara mbretit. Mbreti i tha: “Çfarë do?”. (v. 16)
Bathsheba nuk ishte thjesht gruaja që shkeli kurorën me Davidin. Ajo ishte bashkëshortja e tij dhe nëna e Salomonit, i cili do të bëhej mbret gjatë mbretërimit më të madh të Izraelit, Ajo u kthye në një këshilltare të respektuar dhe një aleate në ditët e fundit të mbretit David. Hiri i Perëndisë e aftësoi Bathshebën të luante një rol të rëndësishëm në një periudhë kritike për historinë e Izraelit.
Shëndeti i mbretit të moshuar David po e linte atë, dhe rendi i pasardhësve për në fron nuk ishte vendosur ende qartësisht. Adonijahu, një nga djemtë e tij, përfitoi nga shëndeti i lig i babait të tij dhe e shpalli veten mbretin e ardhshëm të Izraelit. Nathani e kuptoi çfarë ishte kjo, një përpjekje flagrante për të marrë në dorë pushtetin. Profeti kërkoi aleancën e Bathshebës, të njëjtës grua që dikur i kishte vënë në dukje shkeljen e kurorës me Davidin. Ai e dinte se Davidi do t’u besonte dhe do t’u vinte veshin fjalëve të saj nëse do ta paralajmëronte rreth Adonijahut. Ishte e dukshme që Salomoni ishte djali që Davidi donte ta pasonte në fron, atë që Perëndia kishte zgjedhur për këtë detyrë. Me ndihmën e Bathshebës, planit të Adonijahut për marrjen e pushtetit iu dha fund, dhe u vendos në mënyrë të patundur e ardhmja e Salomonit si mbreti i ardhshëm i Izraelit.
I falem nderit Perëndisë që nuk përkufizohemi nga mëkatet e të kaluarës sonë! Bathsheba u bë një nënë mbretëreshë e nderuar dhe ndihmoi për të vendosur pretendimin e birit të saj për fronin. Me hirin e Perëndisë, edhe ne mund të lëvizim përtej mëkateve tona të së kaluarës për t’u bërë efikasë dhe të dobishëm për mbretërinë e Perëndisë. Ne jemi të gjithë thjesht mëkatarë të shpëtuar me anë të hirit. — Laura N. Sweet
Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për hirin që ndryshon mëkatarë si ne.
#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android