Lexoni nga Filipianëve 2:1-4
Bashkim dhe gëzim
E bëni të plotë gëzimin tim, duke pasur të njëjtin mendim, të njëjtën dashuri, një unanimitet dhe një mendje të vetme. (v. 2)
Unë nuk njoh ndonjë pastor i cili gjen gëzim me njerëzit në kishë të cilët luftojnë kundër unitetit apo të cilët kultivojnë pandershmërinë. Me siguri Pali nuk e kishte këtë gëzim. Në fakt, ai sugjeron që nëse ka ndarje dhe përçarje në Filipi, gëzimi i tij nuk është atje ku duhet të jetë. Gëzimi i Palit do të kthehet në vend vetëm atëherë kur Filipianët të bashkohen në unitet.
Pali është i bindur që të krishterët e vërtetë, për shkak të marrëdhënies në besim që kanë me Perëndinë Atë nëpërmjet Jezus Krishtit, do të kultivojnë marrëdhënie të thella dhe në unitet me njëri-tjetrin. Ndërkohë që kjo vazhdon të ndodh, kisha do të jetë duke shfaqur shëndet frymëror dhe gjallëri.
Në vijim është një perifrazim i asaj që Pali po i mëshonte në këtë pasazh: Përgjatë udhëtimit të jetës suaj të krishterë, aq me ulje-ngritje apo me vuajtje sa mund të ketë qenë, mos i harroni ato momente të një inkurajimi të pabesueshëm që ju erdhi sepse jeni një ndjekës i Jezusit. Kur vështirësitë dhe pasiguritë të hyjnë në jetën tuaj, kini parasysh ato kohë ngushëllimi kur prania dhe dashuria e Jezusit ishin kaq të vërteta për ju, dhe kur, nëpërmjet punës së Frymës së Shenjtë të krishterët e tjerë ju kanë përkrahur. Ndoshta as nuk i njihnit madje disa prej tyre, por Fryma e Shenjtë ju solli bashkë. Dhe ndërsa kjo ndodhi, ju përjetuat dashuri dhe simpati si kurrë më parë. Nëse ndonjë nga këto gjëra janë të vërteta për jetën tuaj (dhe unë e di që janë), atëherë ju lutem qëndroni bashkë me kishën në unitet. — David Walls
Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë të fokusoheni tek uniteti me besimtarët e tjerë.
#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android