web-woh-16-nentor

16 Nëntor

Loading poll …
A do ta pranosh Krishtin në jetë tënde?

Lexoni nga Psalmi 100

Mirënjohja

Hyni në portat e tij me falënderim dhe në oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij. (v. 4)

Pastori, shkrimtari dhe predikuesi Maks Lukado e ka përkufizuar kështu mirënjohjen. “Më i vetëdijshëm për ato që ke, se sa për ato që nuk ke. Të dallosh thesarin në gjërat e thjeshta, te përqafimi i një fëmije, toka pjellore, një perëndim i artë. Të gjesh kënaqësi në rehatinë e gjërave të zakonshme.

Shpesh më duket sikur jeta është një garë, një garë tek e cila ndjekja, madje dhe kapja, e gjësë apo arritjes tjetër “të rëndësishme” sërish nuk më plotëson. Përparimet teknologjike u kanë sjellë shumë prej nesh përfitime të panumërta personale. Megjithatë, unë besoj se përdorimi i vazhdueshëm i emaileve në punë, mesazheve të rregullta njoftuese dhe pritshmëritë që i shoqërojnë këto komoditete, mund të na i bëjnë të vështirë që të ngadalësojmë hapat, “për t’u futur në portat e Tij” dhe për t’i dhënë Perëndisë lavde për dhuratat e Tij të përditshme për ne. Mund të jemi duke nxituar aq shumë në jetë sa të mos gjejmë dot gëzim në një përqafim. Mund të mos ndalojmë kurrë për t’u mbetur të mahnitur se si toka jopjellore e dimrit shpejt fillon të prodhojë lulet tona të preferuara të pranverës. Ose humbasim bukurinë e krijimit që shpaloset para nesh, për shkak se jemi shumë të shqetësuar për të bërë foton më të bukur të perëndimit të diellit për ta ndarë atë në mediat sociale.

Gjatë dy javëve të ardhshme, mezi pres që të udhëtojmë së bashku, ndërsa mendojmë për rëndësinë e të jetuarit me mirënjohje dhe si lidhet kjo me mënyrat se si i japim lavdi Perëndisë. Ushtrimi i mirënjohjes e rrit gëzimin dhe paqen tonë të brendshme dhe i dëshmon të gjithëve atyre që kemi pranë për besnikërinë e Perëndisë. Le ta falënderojmë Atë dhe të përlëvdojmë emrin e Tij! – Joy Petroelje

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për tre dhurata të përditshme në jetën tuaj.

#16nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

Tags: No tags