web-woh-16-prill

16 Prill

Lexoni nga Luka 24:1-9

Themeli i besimit

Ç’e kërkoni të gjallin midis të vdekurve? Nuk është këtu, por është ringjallur. (v. 5-6)

A keni dyshuar ndonjëherë tek historitë e mrekullive nga ungjijtë? Fillojeni vetëm me njërën. Në këtë mëngjes, kur gratë erdhën tek një varr në një varrezë në kopsht, ata e dinin që Jezusi kishte vdekur. Edhe shumica e historianëve kështu mendojnë, duke e pohuar se Jezusi jetoi me të vërtetë dhe që romakët e vranë atë me të vërtetë. Mirëpo Shkrimi na thotë më shumë se ç’mund të na thonë historianët. Gratë nuk ishin të përgatitura për atë që do të hasnin në të vërtetë. Guri që mbulonte të çarën e varrit ishte rrokullisur. Brenda nuk kishte asnjë kufomë. Ato u përshëndetën nga dy burra me veshje që të verbonin, pra, dy engjëj, të cilët i kundërshtuan menjëherë supozimet e tyre.

Këto gra u përballën me një varr të boshatisur, por shumë shpejt do të takonin një shpëtimtar të gjallë. Dhe dishepujt e tij do të ishin dëshmitarë të jetës, vdekjes dhe ringjalljes së tij. Me ringjalljen e tij, Jezusi kreu mrekullinë më të madhe, me të cilën Ai jo vetëm që zbuloi identitetin e Tij, por edhe fuqinë e Tij, pra, një shpëtimtar i cili mund ta shfuqizonte përgjithmonë vdekjen; e vetmja mrekulli që ka më së shumti rëndësi.

“Sepse unë ju kam transmetuar”, u thotë Pali të krishterëve në Korint, “para së gjithash atë që edhe mora, se Krishti vdiq për mëkatet tona, sipas Shkrimeve, dhe se u varros dhe se u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve” (1 Kor. 15:3-4). Lexoni, studioni dhe zbuloni të gjitha gjërat që i shtyjnë të krishterët ta vendosin besimin e tyre tek Jezusi. Vetë Jezusi është afër për t’ju ndihmuar. — Fred Van Dyke

Ndërsa luteni, i kërkoni Jezusit të zbulojë jetën e tij në ju, që ju t’ua tregoni atë të tjerëve.

#fjalëteshpresës#kishashqiptare#ungjillorëtshqiptare#meditime#app#ios#android

Tags: No tags