Lexoni nga Hebrenjve 4:14-16
Vetëbesimi në lutje
“Le t’i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit,…” (v. 16)
Kohët e fundit po flisja me një mik dhe u përmend emri i dikujt. Kisha dëgjuar për atë njeri, por nuk e njihja. “Si është?”, e pyeta. Miku im m’u përgjigj: “Oh, e ka zemrën shumë të bardhë.”
Çfarë e bëri mikun tim që të fliste në këtë mënyrë për të? Ai e njihte atë njeri mirë, e kishte provuar bujarinë e tij dhe si rezultat i kësaj, kishte besim dhe siguri të plotë tek ai.
I njëjtin mendim vjen edhe për lutjen nga leximi i sotëm i Biblës. Autori i Hebrenjve e njihte Jezusin. Ai e dinte se si ishte Ai, një Kryeprift dhe Ndërmjetësues i madh, Biri i Perëndisë, dhe në të njëjtën kohë edhe njeri. Ishte si ne në të gjitha gjërat, “veçse pa mëkat”, i aftë për t’i ardhur keq për dobësitë tona (v. 15). Ai lloj Shpëtimtari për të cilin kemi nevojë. Dikush tek i cili mund të kemi sigurinë, dikush tek i Cili mund të shkojmë me guxim “për të gjetur hirin që na nevojitet në kohë nevoje” (v. 16).
“Me guxim”, çfarë mënyre e mrekullueshme për të përshkruar se si duhet të lutemi. Më kujton mbesën time. Kur ajo vjen në shtëpinë tonë për vizitë, vjen me vrap drejt meje, gati sa nuk më rrëzon, duke hapur krahët gati për të më përqafuar. Ajo e di që edhe unë do t’i hap krahët për t’i dhënë një përqafim të madh. Më pëlqejnë këto takime. Mendoj se edhe Perëndisë i pëlqen kur ne i përqasemi Atij në këtë mënyrë, me siguri dhe guxim. – John Koedyker.
Ndërsa luteni, bëjeni këtë me siguri dhe guxim.
#lutja #17gusht #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android