Lexoni nga Filipianëve 4:1-6
Më shumë rreth bashkimit
E bëni të plotë gëzimin tim duke pasur . . . një unanimitet dhe një mendje të vetme. (Fil 2:2)
Fjalë të tilla mund t’ju shtyjnë të mendoni, “A duhet që të gjithë të krishterët në një kishë të kenë të njëjtën pikëpamje mbi gjithçka? A do të thotë kjo që ne gjithmonë biem dakord?” Jo, absolutisht që jo. Pali nuk po hedh poshtë të gjithë arsyen e të menduarit individualisht, as nuk po lyp për njëtrajtshmëri të zymtë. Përkundrazi, ai po bën thirrje për një qëndrim të brendshëm të zemrës e cila kërkon të mirën e të gjithë kishës dhe punon jashtë orarit për të kultivuar marrëveshje dhe harmoni.
Atëherë, si mund ta bëjmë këtë? Pikë së pari, ne duhet të jemi të gatshëm të kultivojmë një mentalitet elastik dhe të pajtueshëm. Në vend që të kërkojmë për probleme, duke u puqur qëllimisht në fusha ku mund të ngacmojmë ose të kritikojmë negativisht, ne punojmë së bashku për të zgjidhur çështjet, të bashkuar nga besnikëria jonë karshi njëri-tjetrit si vëllezër dhe motra në Krisht. Së dyti, ne duhet ta dëshirojmë me çiltërsi harmoninë. Disa nuk e dëshirojnë. Ata nuk dinë si të jetojnë pa pasur konflikt, pa debatuar dhe pa u ankuar madje edhe në kishë. Dëshira e tyre është vetëm për mënyrën e tyre. Së treti, ne duhet të jemi të gatshëm të pranojmë gabimet tona. Kur e keni gabim, pranojeni menjëherë. Mos u përpiqni ta rrotulloni atë që është gabim për ta bërë të duket sikur është e drejtë. Dhe si përfundim, ne duhet të jemi të gatshëm të ndryshojmë. Duhet të ketë marrje dhe dhënie.
Këshilla e urtë e Palit për miqtë e tij të shekullit të parë (dhe të njëzet e njëtë) është kjo: ngadalësojeni hapin. Jeta është shumë e shkurtër dhe Perëndia është shumë i mirë për të lejuar ndryshimet e mendimeve të përçajnë. Kultivoni harmoninë në trupin e Krishtit. — David Walls
Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë të vazhdojë t’ju kujtojë që kjo nuk rrotullohet rreth jush.
#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android