Lexoni nga Galatasve 6:1-10
Të japësh me mirënjohje
Prandaj, sa të kemi rast, le t’u bëjmë të mirën të gjithëve, (v. 10)
Në Shtetet e Bashkuara po i afrohemi Ditës së Falënderimeve, një ditë kur ne pushojmë dhe reflektojmë mbi gjërat që ka siguruar Perëndia përgjatë një viti tjetër dhe për besnikërinë e Tij të qëndrueshme për ne. Familje dhe miq mblidhen për të ndarë ushqim së bashku dhe shpesh tregojnë gjërat për të cilat janë më shumë falënderues. Dita e Falënderimeve është gjithmonë një kohë kur shumë njerëz zgjedhin për të bekuar ata që janë në nevojë në komunitetin e tyre, duke dhuruar për qendrat lokale të mbledhjes së ushqimeve, apo duke u shërbyer një vakt banorëve të ndonjë qendre të pastrehësh.
Dita e Falënderimeve frymëzon tregimin e mirënjohjes përmes të dhënit, por me shpresë, për të krishterët kjo gjë nuk është një ngjarje që ndodh vetëm një herë në vit. Sipas porosisë së Palit për kishën në Galati, ne duhet të japim me mirënjohje dhe “të bëjmë të mirën” sa herë që na jepet mundësia. Te Galatasve 6:6 besimtarët inkurajohen “që të bëhen pjesë e një jete bujare” në komunitetin e besimit.
Mund të jetë e vështirë që të ushtrosh bujari ndaj të tjerëve në periudha kur financat tona janë të pakta. Mund të jetë tunduese që t’i shtrëngojmë fort burimet tona kur kemi frikë ose pasiguri. Megjithatë, si besimtarë në Jezusin, nuk jemi thirrur për këtë. Kur ne qëndrojmë të palëkundur në dhuratat tona të kohës, talenteve dhe thesareve, frytet e besnikërisë janë një siguri më e thellë në Perëndinë dhe në fund një mirënjohje më e thellë për dhuratat e Tij të mira për ne. Inkurajimi i Palit është ky: “Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet.” (v. 9) – Joy Petroelje
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju drejtojë tek ata në nevojë për dhuratat tuaja të veçanta.
#17nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android