web-woh-17-june

17 Qershor

Lexoni nga Gjoni 3:1-15

E kam seriozisht!

Jezusi iu përgjigj dhe i tha: “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them që nëse një nuk lind përsëri, ai nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë”. (v. 3)

“O çun, e kam seriozisht!”, “Nuk po bëj shaka këtë herë!”, “Mos më detyro të ngrihem”, “Nuk po luaj!”. Ndoshta i keni dëgjuar disa nga këto shprehje kur po rriteshit. Ose ndoshta i keni përdorur vetë disa me fëmijët tuaj. Sido që të jetë, këto shprehje janë “e folura e prindërve” për të theksuar faktin se e keni “vërtetë, vërtetë” seriozisht diçka.

Edhe Jezusi kishte një shprehje të vetën që përdorte kur donte të theksonte diçka. Kjo shprehje është: “Në të vërtetë po ju them . . .”, ose në disa raste, “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them . . . “. Në leximin sot nga Bibla, Jezusi po përpiqej të mësonte Nikodemin, fariseun, i cili kishte shkuar të takonte Jezusin natën që askush të mos i shihte duke folur. Jezusi i tha Nikodemit që për ta parë, ose për ta kuptuar dhe përqafuar, mbretërinë e Perëndisë, dikujt i duhej të “lind përsëri” (v. 3). Nikodemi, duke qenë farise, besonte tek zbatimi rigoroz dhe i ashpër i Ligjit, shpeshherë duke përjashtuar hirin dhe dhembshurinë. Për fat të keq, ky lloj mentaliteti legalist nuk e lejonte atë të kuptonte mesazhin e hirit që vjen kur dikush lind përsëri në Krishtin.

Dhe kështu është. Fjalët e shpëtimtarit janë kapur për gjithnjë, duke na përgjëruar që të dëgjojmë, të jemi të vëmendshëm, të mësojmë, t’i gdhendim ato fjalë në zemrën tonë dhe t’i përqafojmë ato në shpirtin tonë. — Lou Bury

Ndërsa luteni, i kërkoni Zotit që t’jua hapë “në të vërtetë, në të vërtetë” zemrën për fjalën e Perëndisë.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Tags: No tags