Lexoni nga Jakobi 5:13-18
Fuqia e lutjes
. . . shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt. (v. 16)
Vargjet e sotme më sjellin ndërmend një udhëtim misionar në Çikago në të cilin mora pjesë me të rinjtë e kishës ku shërbeja në Ajoua. Si në shumë udhëtime misionare të tilla, bëmë shumë punë fizike, si lyerje dhe riparime bazë në një qendër të pastrehësh. Por gjithashtu, morëm pjesë në një darkë me njerëzit që jetonin aty. Para lutjes për ushqimin, njerëzit u drejtuan në një brohoritje nga njëri prej banorëve. Shumë herë ata përsëritën fjalët: “Pa lutje, s’ka fuqi! Shumë lutje, shumë fuqi!” Dhe e thoshin me zë të lartë.
Sigurisht, kjo është e vërtetë. Shumë prej atyre njerëzve e dinin se nëse donin që ta ndryshonin jetën e tyre, kishin nevojë për Perëndinë. E dinin se lutja ishte mënyra për të prekur fuqinë e Tij hyjnore. Vërtet, vetëm për këtë kemi nevojë, për fuqi. Por kemi nevojë për më shumë sesa për fuqinë tonë. Këtu futet në lojë lutja. Pasazhi i sotëm na thotë qartë se “lutja e një njeriu të drejtë është e fuqishme dhe e efektshme.” (v. 16) Sido që të jenë rrethanat tuaja, shkoni te Perëndia në lutje, me besim se Ai do të sigurojë për nevojat që keni.
E mbijetuara e Holokaustit, Kori Ten Bum (Corrie Ten Boom) njëherë ka thënë: “Gjëja e mrekullueshme te lutja është se ti largohesh nga një botë ku nuk ke mundësi të bësh diçka dhe futesh në dimensionin e Perëndisë, ku çdo gjë është e mundur. Ai është i specializuar për të pamundurën. Asgjë nuk është tepër e madhe për fuqinë e Tij madhështore. Asgjë nuk është tepër e vogël për dashurinë e Tij”. – John Koedyker
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë që të çlirojë fuqinë e Tij në jetën tuaj.
#lutja #18gusht #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android