web-woh-18-maj

18 Maj

Lexoni nga 1 e Korintasve 13

E njëjta dashuri?

E bëni të plotë gëzimin tim, duke pasur të njëjtin mendim, të njëjtën dashuri. (Fil 2:2)

Lexova diku që “dashuria e përkushtuar është fuqia për të dorëzuar të drejtën time për të marrë atë që dëshiroj në mënyrë që personi që unë dua të mund të marrë atë për të cilën ai apo ajo ka vërtetë nevojë.” Me fjalë të tjera, kur dëshirat e mia janë në konflikt me nevojën tënde të vërtetë dhe të arsyeshme, unë do të zgjedh nevojat e tua. Mendo pak për këtë. Si besimtarë në Jezu Krishtin ne jemi në pozicionin unik për të qenë në gjendje të kontribuojmë në gëzimin dhe unitetin e kishave tona. Një nga çelësat për të arritur këtë është gatishmëria jonë për të zgjatur dashurinë e përkushtuar tek të tjerët – madje edhe tek ata me të cilët nuk biem dakord.

Dashuria vërtetë e përkushtuar bën të paktën edhe tri gjëra më tepër për të tjerët: (1) konfirmon vlerën unike dhe pa kushte të personit të dashur – ata janë të rëndësishëm. (2) i njeh nevojat e personit të dashur dhe përpiqet t’i përmbush ato – ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë për ata. (3) i fal dështimet e personit të dashur dhe lëviz drejt pajtimit – ata janë të shpëtueshëm.

Fjalë të bukura: domethënës, sakrifikues, i/e shpëtueshëm. A përshkruan ndonjë nga këto fjalë marrëdhënien tuaj personale në familjen dhe kishën tuaj? A pohojmë ne në mënyrë të pakushtëzuar vlerat unike dhe kontributet e të tjerëve? A përpiqemi ne të kuptojmë pikëpamjen e tyre dhe të përmbushim nevojat e tyre? A i falim ne gabimet e tyre me lehtësi apo i mbartim me vete si pika për t’i shfrytëzuar maksimalisht? — David Walls

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë t’u tregoni të tjerëve të njëjtën dashuri që ai ju ka treguar juve.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Tags: No tags